Meta në Facebook tha se pas këtij lajmi të shumëpritur, tani pritet një tjetër lajm nga mbledhja e Këshilli Europian që vijon ende, sa i përket hapjes së negociatave.
“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende”, tha ai.