Burim Meta ish- anëtar i partisë Guxo, i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hikmete Bajraimi e cila akuzoi, Vjosa Osmanin për rënien e LDK-së.
Meta ka thënë se deklarata e Bajramit e cila sulmon presidenten Osmani dhe mbron Listën Serbe, janë të papërgjegjshme.
Ai në një status në Facebook ka thënë se Bajramin si duket e ka marrë malli për rezultatin e vitit 2021, kur LDK-ja kishte marrë 12% të votave në zgjedhjet parlamentare.
“Hykmete Bajramin e paska marrë malli për rezultatin e vitit 2021!. Deklaratat e deputetes dhe mikës time Hykmete Bajrami, kundër Presidentes Vjosa Osmani, përderisa në të njëjtën intervistë thotë se nuk ka problem me Listën Serbe, janë jo vetëm të papërgjegjshme e anti-shtetërore, por edhe larg frymës që dikur e bënte LDK-në shtëpi të të gjithë atyre që besonin në demokraci, dinjitet dhe shtetndërtim. Si nuk i vjen turp me sulmua Presidenten Osmani e me e mbrojt Listën Serbe? Por nga të tillët s’duhet të befasohemi më”, ka shkruar ai.






