Një mësuese ka raportuar se nxënësja e saj është sulmuar fizikisht nga babai i saj.
Rasti ka ndodhur të martën në Graçanicë, ku edhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Graçanicë 23.05.2023-23:00. Me 24.05.2023 një femër kosovare ka raportuar se nxënësen e saj, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht babai i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e PK-së.