Nuk ishte kandidat për “Topin e Artë”, por Lionel Messi është në garë për çmimin e lojtarit më të mirë në botë të FIFA-s, “The Best”.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit, të premten publikoi listën e të nominuarve për çmimet e saj vjetore.
Dhe, për befasinë e shumë njohësve të futbollit, Messi është njëri prej kandidatëve për futbollistin më të mirë të vitit.
Dani Carvajal, Erling Haaland, Federico Valverde, Florian Ëirtz, Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Rodri, Toni Kroos, Viniciuc Junior janë kandidatët e tjerë.
Ndërkohë, për çmimin trajneri më i mirë i vitit, janë të nominuar Carlo Ancelotti, Lionel Scaloni, Luis De La Fuente, Pep Guardiola dhe Xabi Alonso.
Për portierit më të mirë të vitit, në listën e të nominuarëve janë Andrei Lunin, David Raya, Ederson, Emiliano Martinez, Gianluigi Donnarumma, Mike Maignan dhe Unai Simon.