TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Mesiq: Serbët jetojnë në iluzion, Serbia nuk është e fuqishme

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
​Mesiq: Serbët jetojnë në iluzion, Serbia nuk është e fuqishme

Stipe Mesiq

Politikani i njohur kroat, i cili flet më hapur dhe më realisht për Serbinë ka bërë të ditur arsyen pse Serbia vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

“Serbia nuk mund më të jetë kërcënim. Është e qartë se disa njerëz në Serbi jetojnë në iluzion se janë më të fortët në këto hapësira dhe se mund të diktojnë politikën. Ata nuk mund të diktojnë asgjë…Serbia varet shumë nga Rusia, bëhet fjalë për interesin e saj ekonomik, andaj nuk deklarohet kundër Rusisë”, ka thënë Mesiq.

Njeriu që kaloi të gjitha postet e larta publike në Kroaci, por edhe në ish-Jugosllavi, ka potencuar se BE-ja duhet të shpejtojë procedurat për integrimin e Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor në Evropë.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Mesiq e sheh të domosdoshme përfshirjen e SHBA-së në këtë proces. Ai përmendi përvojën e proceseve të Kroacisë dhe Bosnes, me ç’rast, tha se Evropa pa Amerikën nuk është e fuqishme të zgjidhë problemet dhe të sjellë paqe të vërtetë.

“Mendoj se Bashkimi Evropian nëse dëshiron të jetë parimor, duhet ta shpejtoj hyrjen në integrime evropiane të Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor… Është parë gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë se Evropa nuk kishte fuqi për të bërë ndonjë gjë në mënyrë që të vie deri tek paqja e vërtetë. Evropa sot nuk ka lider, Evropa është shkurtabiq në politikë në raport me Amerikën. Andaj, duhet që të angazhohet Amerika, sikurse është angazhuar për paqe në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu do të angazhohet edhe në Kosovë”, theksoi Mesiq.

Avokati dhe politikani kroat Stjepan (Stipe) Mesiq, ishte president i fundit i Jugosllavisë (1991). Pastaj shërbeu si kryeministër i Kroacisë, ndërsa më vonë kryetar i parlamentit kroat (1992 – 1994). Së fundi ishte për dy mandate pesë vjeçare president i Kroacisë, nga viti 2000 deri më 2010./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën