TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mesiq për agresionin në Banjskë: Ishte përgatitur për të nxitur luftë

nga TËVË 1
15 Tetor, 2023
0
A A
Mesiq për agresionin në Banjskë: Ishte përgatitur për të nxitur luftë

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq deklaron se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe.

Nga këto të fundit, ai shton se grupi terrorist u pajis për provokim e luftë.

“Mendoj se gjithë bota duhet ta kuptojnë se Kosova është fakt, se Kosova është shtet dhe se të gjitha shtetet kanë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat marrëdhënie me Kosovën, ndaj duhet njohur një fakt, atë që në Serbi ende nuk e njohin Kosovën, ky është një problem që ia ka vënë vetes udhëheqja e Serbisë. Prandaj, Serbia nuk ka pse ta njohë Kosovën, e gjithë bota do ta njohë Kosovën, por Serbia nuk ka nevojë, por duhet të lejojë lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e kapitalit, lëvizjen e ideve, kështu që duhet të lejojë komunikimin me botën”, deklaron ai.

Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Mesiq konsideron se Kosova duhet të vazhdojë dialogun.

“Po, sigurisht, Kosova gjithmonë ka treguar interes që çdo gjë të zgjidhet në mënyrë paqësore, në mënyrë diplomatike dhe në këtë kuptim, mendoj se Kosova do të vazhdojë të ketë të njëjtat pikëpamje, kështu që Qeveria e Kosovës, ata që udhëheqin në Kosovë, ata udhëheqin një politikë evropiane dhe në këtë kuptim duhet edhe në Serbi t’i kuptojnë faktet dhe të vendosin sipas atyre fakteve”, shton ai.

Politikani kroat tregon se javën e shkuar në Zagreb është takuar me kryetaren e shtetit, Vjosa Osmani, ku thekson se e njëjta ka qasje realiste ndaj politikës evropiane.

Të njëjtat vlerësime nuk ka edhe për vendet e bllokut, ku thekson se lidershipi i Bashkimit Evropian po gabon.

“Unë besoj se nuk e udhëheq politikën evropiane, Bashkimi Evropian nuk e udhëheq sa duhet politikën evropiane. Ajo i kushton më shumë rëndësi asaj se çfarë do të thotë Amerika dhe jo asaj që është në interes të Evropës dhe në këtë kuptim mendoj se lidershipi i Bashkimit Evropian është duke gabuar sepse Evropa duhet të udhëheqë politikën, politikën evropiane, Bashkimi Evropian duhet të udhëheqë politikën evropiane”, deklaron Mesiq.

Mesiq komenton agresionin e grupit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, ku thotë se ishte përgatitur dhe kanë gisht edhe disa institucione.

“Pra, kur një ditë të analizohet, dhe ka arsye për të folur për të, nuk ishte ekses, kjo ishte përgatitur dhe në këtë kanë marrë pjesë disa institucione, të cilat mund të sjellin njerëz të armatosur me pajisje, domethënë pajisje për luftë, bomba, me mitraloza të rëndë, automjete të blinduara, kështu që gjithçka ishte përgatitur për një provokim të madh për të ngritur njerëzit nga rrethina, që ata të reagojnë dhe pastaj Serbia të shfaqet si ajo që do të zgjidhë gjërat, dhe në fakt është politika serbe e cila dëshiron të integrojë një pjesë të Kosovës në territorin e saj”, shton Mesiq për KP.

Pas agresionit të 24 shtatorit në veri të vendit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ish-presidenti kroat komenton pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës.

“Në këtë mund të thuhet situatë të vështirë, në një provokim të vështirë, si qeveria ashtu edhe presidentja i saj kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. Në veprimet e tyre, institucionet e Kosovës vepruan sipas standardeve evropiane dhe i përgëzoj që nuk lejuan që kjo sfidë të shkaktojë viktima më të mëdha… Serbia ka marrë shumë masa që bota mund t’i kritikojë, përkatësisht në Serbi nderohen ata terroristë që sulmuan institucionet e Kosovës, të cilët sulmuan Kosovën. Pra, ata vdiqën në një sulm terrorist dhe Serbia i nderon si viktima të politikës shqiptare, kështu që ata bënë gjithçka për të bërë gjënë e gabuar”, përfundon Mesiq.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Tags: SerbiaStipe MesiqSulmi ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Serbët nisin të mblidhen në Gazemistan për të festuar Vidovdanin

​Serbët nisin të mblidhen në Gazemistan për të festuar Vidovdanin

PDK: Kushtetuesja konstatoi se s’ka Kuvend me shkelje e imponim, s’ka votim të fshehtë

PDK: Kushtetuesja konstatoi se s’ka Kuvend me shkelje e imponim, s’ka votim të fshehtë

Me fotografi të Arsenijeviq , policia nuk e lejon në Gazimestan Velkoviqin

Me fotografi të Arsenijeviq , policia nuk e lejon në Gazimestan Velkoviqin

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

​Serbët nisin të mblidhen në Gazemistan për të festuar Vidovdanin

​Serbët nisin të mblidhen në Gazemistan për të festuar Vidovdanin

Drita në Champions ndaj Differdange të Luksemburgut

Drita mëson rivalët në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

PDK: Kushtetuesja konstatoi se s’ka Kuvend me shkelje e imponim, s’ka votim të fshehtë

PDK: Kushtetuesja konstatoi se s’ka Kuvend me shkelje e imponim, s’ka votim të fshehtë

Me fotografi të Arsenijeviq , policia nuk e lejon në Gazimestan Velkoviqin

Me fotografi të Arsenijeviq , policia nuk e lejon në Gazimestan Velkoviqin

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Futbollistet e Kosovës luajnë sot miqësore kundër Estonisë

Futbollistet e Kosovës luajnë sot miqësore kundër Estonisë

‘Ky është turp!’… Agjenti i Weah sulmon Juventusin

‘Ky është turp!’… Agjenti i Weah sulmon Juventusin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X