TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mësimi në disa shkolla të Prishtinës nisi me renovime, kritika për zhurmë dhe pluhur

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Babai rrah vajzën e tij të mitur, pasi e kupton se është në lidhje dashurie

Sfida me libra nuk është e vetmja çështje me të cilën po ballafaqohen mësimdhënësit dhe nxënësit e pesë shkollave në Prishtinë. Ata kanë probleme edhe me pluhur dhe zhurmën që po bëhet për shkak të renovimeve të thella, të cilat po bëhen e që po ndikojnë edhe në koncentrimin e nxënësve.

Derisa dy prej shkollave po mbajnë procesin mësimor me orar të shkurtuar, prindërit dhe nxënësit kritikojnë këtë mënyrë të renovimit të shkollave.

“Procesi mësimor ka filluar dhe kemi pas synim që të fillojmë me kohë. Prej praktikave të mëparshme që ka qenë ajo demotivimi se nuk fillohet me kohë.00:16 Përkundër faktit që nuk kanë qenë kushtet me filluar për arsyeje se në shkollën tonë po bëhen renovime të thella dhe po rinovohen edhe dyshemetë, muret, nyjat sanitare, po zhvendosen dritaret dhe fushat e sportit, mirëpo për shkak të këtij përfitimi që po konsiderojmë se shkolla me qenë me fat që po bëhen këto renovime, neve kemi bërë një plan b dhe kemi modifikuar, ai plan na ka kushtëzuar që orën mësimore të shkurtojmë prej dy ndërrimeve që punojmë, kemi kaluar te tre ndërrime dhe për me nxjerr ndërrimin e tretë, me i shkurtuar orët nga 45 minuta në 30 minutash” tha Zhitia.

Ajo u shpreh se viti i fundit shkollor ka përfunduar me vonesë dhe se kjo mund të jetë edhe arsyeja që renovimi i shkollës ka filluar në të njëjtën kohë me procesin mësimor.

“Sigurisht që është dashur ndryshe por mos harroni vitin e kaluar procesi mësimor ka zgjatur deri në korrik, mandej punët e administratës deri në fund të korrikut, sikur është bartur pak viti shkollor apo edhe viti thjeshtë kalendarik, hapësira e ngushtë , gjithëherë mundet më mirë, por me këto që është kemi bërë modifikim” u shpreh Zhitia për KosovaPress.

Ndërsa, njëri nga prindërit, Lulzim Fetahu tha se për shkak të renovimit nxënësit, janë duke humbur orët e mësimit.

“Është dashur sa ka qenë pushimi, e kanë bërë me tre ndërrime dhe orët e shkurta po humbnim mësim, deri për atë thash më mirë me kryer sa kanë qenë pushime, vetëm po humbin, po punojnë me orar të shkurtër” tha Fazliu.

Edhe Fatmire Morina, e cila e ka fëmijën në shkollën “Pavarësia”, thotë se është mënyrë e gabuar që shkollat rinovohen në çdo shtator kur edhe nis viti shkollor.

“Gjithsesi kjo është përvojë e hidhur se gjithmonë e kemi këtë përvojë kur nuk i bëjnë me rregull, as me kohë të caktuar, por kur fillon shtatori nxënësit shkojnë në shkollë, iu bie në mend që duhet me rinovuar. Po qysh nuk i pengojnë, kjo është logjikë, kush nuk e kupton këtë gjë me përjashtim shkolla nuk e merr vesh këtë kur fëmijët lëshohen dhe shkojnë, këta duhet me shkuar me renovime, por jo në momente kur vijnë p.sh. fëmijët në shkollë, këta ia nisin bëjë renovime, kjo është katastrofë”, tha Morina për KP.

Nxënësja e shkollës “Gjergj Fishta”, Sara Bulliqi u shpreh se ka pengesa në orët e mësimit për shkak të zhurmave nga punëtorët.

“Po kemi shumë pengesa kur po fillon mësimi, po na pengojnë shumë punëtorët dhe shkolla duhet me filluar 00:31 Shkolla duhet me filluar me ndërtuar kur jena kanë në pushim se këta kanë filluar shumë vonë dhe tash po na dalim shumë probleme”, shtoi Bulliqi.

Edhe Urtina, nxënëse e shkollës “Gjergj Fishta”, tha se ndërtimet në shkolla duhet të kishin përfunduar, sepse po shkaktojnë pluhur në ambientet e klasës.

“Po shumë po kemi se këta, sidomos kur jemi paradite, këta po fillojnë menjëherë si po shkojmë ne në shkollë. Është dashur me bërë kur jemi pushim ose kur kryhet mësimi. Tash në ora gjashtë nuk po i mbajmë se shkolla krejt kjo pjesa është duke u rinovuar, tash me mëngjes dhe janë duke rinovuar shkollën, dritaret nuk po hapen, po na hyn pluhuri dhe zhurma, nuk jemi të koncentruar me mësuar”, tha Urtina.

Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati ka thënë se në Prishtinë në tërësi janë rinovuar 22 shkolla, ndërsa pesë shkolla janë në renovim të thellë.

Përndryshe, në shkollat ‘Meto Bajraktari’ dhe ‘Gjergj Fishta’, mësimi po zhvillohet me orar të shkurtuar.

Tags: ArsimiLulzim FetahuPrishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Zhduket një e mitur në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet

Në pikë të nxehtit një metër dru shkon në 65 euro

Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në Kamenicë, dyshohet për kontrabandë me dru

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

Mbi 30 minatorë të “Trepçës” mbesin të ngujuar, për shkak të problemeve me rrymë

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Zhduket një e mitur në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet

Në pikë të nxehtit një metër dru shkon në 65 euro

Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në Kamenicë, dyshohet për kontrabandë me dru

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

Mbi 30 minatorë të “Trepçës” mbesin të ngujuar, për shkak të problemeve me rrymë

Ushtarët shqiptarë shënojnë sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey

Ushtarët shqiptarë shënojnë sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey

Kos bën thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Komisionerja Kos sot e nesër për vizitë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën