TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mësimdhënësit rrezikohen të mbesin pa paga, SBASHK-u paralajmëron grevë nëse nuk do të bëhet ekzekutimi i tyre

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Mësimdhënësit rrezikohen të mbesin pa paga, SBASHK-u paralajmëron grevë nëse nuk do të bëhet ekzekutimi i tyre

Në muajt e ardhshëm të këtij viti, mësimdhënësit në Kosovë rrezikohen të mbesin pa paga. Kjo për shkak se komunat nuk do të kenë buxhet të mjaftueshëm për të paguar. Nga Sindikata e Bashkuar e arsimit thonë se kjo po ndodhë pasi komunat nuk kanë bërë planifikimet e duhura për shpenzimet që rrjedhin nga kontrata kolektive derisa kanë paralajmëruar edhe grevë. Ndërsa nga Asociacioni i Komunave të Kosovës thonë se kjo po ndodhë për shkak të kontratës kolektive.

Mësuesit e komunës së Vushtrrisë rrezikohen muajin e ardhshëm të mos paguhen për punën që bëjnë.

Kjo pas komuna nuk ka para të paguaj mësimdhënësit e ciklit fillor.

Drejtori i arsimit në këtë komunë, ka thënë se kjo është për shkak të kontratës kolektive e cila i ka kushtuar miliona euro buxhetit komunal.

“Ne si DKA e arsimit me konkretisht si Komunë e Vushtrrisë kemi pranuar një email nga Ministria e Financave të cilët paralajmërojnë që në muajt në vijmë mund të  rrezikohen pagat e mësimdhënësve të ciklit fillore. Dihet fakti që kontrata kolektive gjegjësisht vendimet gjyqësore  që ka prodhuar kontrata kolektive kanë krijuar pasoja financiare për komunën tonë për DKA-në, këto obligime financiare vetëm nga cikli fillore janë mbi 1 milionë e 400 euro.”, ka thënë Drejtori i Arsimit në Vushtrri , Albanez Tahiraj.

E jo vetëm në Vushtrri, edhe në komuna të tjera në Kosovë mësimdhënësit mund të mbesin pa paga.

Edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës thonë se gjithë kjo situatë derivon nga kontrata kolektive.

“Mendoj që Qeveria e Kosovës nuk ka vullnet që ta bëjë zgjidhjen e kontratës kolektive dhe mjete janë tu marrë padrejtësisht komunave për investime kapitale si dhe nga kategoria e mëditjeve dhe pagave. Deri me tani komunave ju kanë marrë  mbi 122 milionë euro për zbatimin e kontratës kolektive dhe tani në këtë tre mujorin e fundit pritet që komunat të përballen me probleme sa i përket kategorisë së pagave dhe mëditjeve. Pritet që komunat në ditë në vijmë të marrin paralajmërime edhe nga niveli qendore sa përket kësaj problematik” , ka deklaruar Sazan Ibrahimi.

Por kryetari i Sindikatës së Bashkuar thotë se ky problem është si pasojë e mos planifikimit të duhur buxhetor nga komunat.

“Ka tendenca aty këtu dhe kam dëgjuar kryetar të komunave për këtë situata të krijuar mundohen ti lënë fajin kontratës kolektive te arsimit dhe të shëndetësisë,mundohen që të paraqesin si problem këto kontrata  që nukështë e vërteta faji është të dy nivelet e qeverisjes në Kosovë. Buxhet ka para në buxhet ka, obligi9mi i nivelit qendrore ka qene të ndihmojë komunave, komunat të mos vajtojnë për kontratën kontrata nuk e ka as një faj, kontrata është obligative dhe siguron benifete të caktuar për mësimdhënësit.” ka thënë Rrahman Jashari.

E në rast që nuk bëhet ekzekutimi i pagave, SBASHK e lë të hapur mundësin= edhe për greva.

“Po të na shtohet edhe kjo çështja e pagesës, atëherë unë kam frikë se punëtoret e arsimit që nga çerdhet deri në universitet do të jenë fillimisht në protestë para qeverisë e pastaj do të vendosin, e çka të vendosin unë do të jem në ballë të atyre angazhimeve mund të kem edhe grevë.”, ka thënë Jashari.

Vetëm nga mësimdhënësit në gjykatat e Kosovës janë dorëzuar 60 mijë lëndë që ndërlidhen me mos pagesat e obligimeve qe parashihen me kontratën kolektive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Vetura godet dy persona në Pejë, dërgohen për tretman mjekësor

Kurti, senatorëve amerikanë ia kërkon dorëzimin e Radoiçiqit, nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiqit

Kurti, senatorëve amerikanë ia kërkon dorëzimin e Radoiçiqit, nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiqit

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën