Ideja për testim të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po konsiderohet e gabuar.
Madje sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, një gjë e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se në vend të këtij propozimi, duhet të shtohen inspektorët e arsimit.
Mirëpo, Jasharaj mirëpret udhëzimin e performancës dhe licencimin e mësimdhënësve në bazë të aplikimit.
Edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja e sheh këtë si mundësi të mirë për mësimdhënësit që duan avancim në karrierë.
Televizioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit për datën se kur planifikohet të hyjë në fuqi ky udhëzim administrativ, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Kronika e gazetares Fetije Kamberi.







