TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mesazhi i Kushtetueses sipas Krasniqit: Jashtë Listës Serbe, zgjedhja e nënkryetarit është e pamundur

by Tëvë1
3 javë ago
3
A A
Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Elbert Krasniqi, nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), në emër të grupit parlamentar multietnik – që përfshin partitë KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK – ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe mbi zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit.

Sipas Krasniqit, zgjedhja e Nenad Rashiqit në tetor 2025 ishte në përputhje me Kushtetutën, pasi u përmbushën dy kushte kyçe: kandidimi erdhi nga radhët e komunitetit serb dhe zgjedhja u bë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit.

“Ky ka qenë votim legjitim, ligjor dhe proceduralisht i rregullt, që shpreh vullnetin politik të 71 deputetëve, vullnet që, sipas mendimit tonë, është anashkaluar nga Gjykata,” ka thënë Krasniqi.

Ai ka kritikuar Gjykatën për mosmarrjen në konsideratë të një fakti thelbësor: diskriminimin që do t’i shkaktohej një deputeti serb nëse i mohohej e drejta për të kandiduar vetëm për shkak të përkatësisë partiake.

“Mohimi i kësaj të drejte krijon një precedent të rrezikshëm, ku përkatësia partiake mbizotëron mbi përkatësinë komunitare, një standard që nuk buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës,” ka shtuar ai.

Krasniqi vuri në dukje se vendimi gjithashtu duket sikur injoron ekzistencën politike të Rashiqit.

“Mesazhi që mund të perceptohet është i thjeshtë dhe shqetësues: nëse nuk jeni pjesë e Listës Serbe, jo vetëm që e keni pothuajse të pamundur të zgjidheni, por rrezikoni të mos trajtoheni si përfaqësues legjitim i komunitetit tuaj,” ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se mbrojtja e komuniteteve joserbe nuk arrihet duke kufizuar pluralizmin politik, por duke garantuar barazi reale ndërmjet përfaqësuesve.

“Bëjmë thirrje që ky aktgjykim të lexohet me kujdes në dritën e pasojave që mund të prodhojë për përfaqësimin demokratik. Republika e Kosovës nuk është ndërtuar mbi monopole politike, por mbi lirinë e përfaqësimit dhe barazinë kushtetuese të të gjithë qytetarëve të saj,” ka përfunduar Krasniqi.

Në aktgjykimin e publikuar të mërkurën, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se nënkryetari serb i Kuvendit duhet të zgjidhet nga njëri prej nëntë deputetëve të Listës Serbe, si shumicë brenda komunitetit, dhe e drejta e propozimit i takon vetëm shumicës së deputetëve të komunitetit.

Tags: elbert krasniqiGjykata KushtetuesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Sylë Hasnai nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Takohen Kurti e Hamza, s’mirren vesh për presidentin

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Auto Draft

Sylë Hasnai nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën