TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Mes varfërisë dhe sëmundjes, sakrificat e një nëne për vajzën e saj

nga TËVË 1
15 Qershor, 2024
0
A A
​Mes varfërisë dhe sëmundjes, sakrificat e një nëne për vajzën e saj

“Kam thënë do i bëhem kurban dhe nuk do të ndahem prej saj”, janë fjalët e një nëne të vetme për vajzën e saj, 18 vjeçare.

Tash e sa vjet ajo kujdeset për të bijën e sëmurë, të cilën asnjëherë nuk mund ta lë vetëm. Jeta e tyre po vështirësohet çdo ditë e më tepër, ndërkaq të ardhurat janë të pakta. Nënë e bijë luten që dikush të ju ndihmojë, meqë aktualisht nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti. Shpesh herë ato detyrohen të flenë edhe të uritura. Sofra e tyre është boshë edhe në këtë festë të Kurban Bajramit, ndërkohë presin që të gjithë vullnet mirët të ju dalin në ndihmë.

Sa herë që bie shi, ato frikësohen se në banesë do të pikojë uji, e muret janë të mbuluara nga myku, por në këto kushte ato detyrohen të mbijetojnë.

Pa asnjë të ardhur, mezi arrijnë të sigurojnë pagesën e qirasë mujore prej 250 eurosh.

Afërdita, emër i vendosur nga redaksia, për shkak të ruajtës së identitetit, rrëfen për jetën e saj edhe të bijës. Ajo tregon për sfidat me të cilat po ballafaqohen si shkak i kushteve të rënda ekonomike.

Çdo ditë është një betejë e re për të, e mbushur me stres dhe probleme shëndetësore, ajo rrëfen momentin kur ju është sëmurë vajza.

“Jetoj me qira me vajzën, që tre vite kam ardhur, këtu qëndrojmë, herë punoj e herë jo. Tash më shumë kam stres, shkoj tek neurologu, psikiatri, kam gjetur punë në disa vende, por e kam lënë sepse nuk po mundem. Nervozë, këmbët e duart, më shumë rri, se nuk mundem, nuk jam në gjendje të punoj, edhe vajzën e kam veç me barna, që 17 vite me të shkoj nëpër mjek, e tash jam sëmurë edhe vet. Burri ka shkua jashtë që katër vite, here vjen, here jo, më shumë që nuk vjen…na ka lënë…Vajza vuan prej epilepsisë… Por momenti ma i rëndë në jetën time ka qenë kur është sëmurë vajza me 17 shkurt (2006)… veç është nxirë edhe e dërguam në Spital, aty e ka kap sulmi”, rrëfen ajo për KP.

Përballja me varfërinë dhe mungesa e mjeteve për të blerë barna është një sfidë e përditshme për të. Ndërsa, çdo reshje shiu sjellë frikë dhe shqetësim në vendin ku jetojnë.

“Ka pas rast që nuk kemi pas, nganjëherë edhe barnat nuk kam pas me çka t’i blejë……Është shumë e vështirë (të jetojmë veç ne dyja) sidomos kur të bie shi, qysh tutemi, se kërcasin, për murmurime bëhemi të bashke të dyja duke përqafuar njëra tjetrën”, shprehet ajo.

Përveç vështirësive të përditshme, ajo mban gjallë një ëndërr të madhe, të sigurojë një banesë për vajzën e saj.

“Unë kumedit çfarë kisha bërë sot, veç jetoj, por shkaku vajzës kam thënë do i bëhem kurban e nuk ndahem prej saj, veç do të jetoj me të…04:55 Ëndrra ime është që vajzës me ja ble një banesë, që me ditë që është e sigurt, dhe nuk e kam gajle më…S’ka më keq se me pa evladin në gjendje shumë të rëndë…06:06 Tash janë shtrenjtuar edhe çmimet, vajzës nuk i intereson a kam apo jo”, thotë ajo.

Ndërsa, uron që e njëjta të mos i ndodhë askujt, shprehet se akoma më e vështirë bëhet jetesa, kur janë kështu të vetme dy femra.

Ndërkaq, çmimet e larta të jetesës, veçse kanë vështirësuar jetët e tyre.

“Mezi po ja dalë, rreth dy apo tre gjera po kushtojnë 20 euro, veç kur thotë kjo s’ka frigorifer…Për mish e këto nuk kemi…sepse shtrenjtë…por ka raste që ndonjëherë flemë dhe nuk e lë të kërkojë, i them po trashesh apo ndonjë gjë tjetër”, thotë ajo.

Ndërkaq, për të gjithë interesuarit që duan t’i ndihmojnë kësaj familje, le të thërrasin në këtë numër telefoni: 049-350-375

Tags: ndihmeskamjevarferi
ShareTweet

Postime të ngjashme

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

A do të bëjë PDK koalicion me VV-në? – Ja çfarë thotë Rashit Qalaj

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Trump heq të gjitha sanksionet ndaj Sirisë

Trump heq të gjitha sanksionet ndaj Sirisë

A do të bëjë PDK koalicion me VV-në? – Ja çfarë thotë Rashit Qalaj

A do të bëjë PDK koalicion me VV-në? – Ja çfarë thotë Rashit Qalaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X