TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mërgimtari raportoi se ia vodhën afro 25 mijë euro nga banesa, Policia ia arreston të birin

by TËVË 1
6 muaj ago
5
A A
Mërgimtari raportoi se ia vodhën afro 25 mijë euro nga banesa, Policia ia arreston të birin

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka pranuar se ka vjedhur 24,800 euro nga banesa e babait të tij, i cili jeton jashtë vendit.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 19 tetor nga Sherif Nuredini, një mërgimtar nga Shtimja që jeton në Zvicër.

Rastin për Tëvë1 e ka raportuar edhe vetë viktima.

Ai kishte lajmëruar policinë pasi kishte vërejtur se paratë që i kishte ruajtur në banesë mungonin.

“Paret në momentin që e kam vërejtur është qitash me 19 tetor, e kur i kam lan është me 22 gusht, pra jam nis për Zvicër. Shuma totale ka qenë 25 mijë euro, prej tyre 200 i pata marrë dhe kanë mbetur 24 mijë e 800 euro. Këtë e kam vërejtur shumë vonë pasi në këto dy tri ditë nisna për Zvicër”, ka treguar Nuredini për Tëvë1.

Ai kishte ruajtur paratë në dollapin e dhomës, pasi planifikonte t’i përdorte për blerjen e mobileve të banesës së re që kishte blerë në të njëjtin kompleks.

65-vjeçari i kishte thënë televizionit, prapa kamerës se i dyshuari kryesor për këtë vjedhje ishte djali i tij.

Mirëpo për shkak të hetimeve ai nuk e kishte përmendur publikisht, pasi në banesë nuk ishin vërejtur shenja thyerjeje apo hyrje me forcë.

“Në bazë të informatave që kam unë nga fshati, dyshova në një të afërm familjar… por ai fillimisht nuk pranoi asgjë”, ka deklaruar ai.

Pas hetimeve, më 21 tetor, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N., djalin e ankuesit, i cili në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, dhe në hetime janë përfshirë njësitë rajonale të hetimeve të Ferizajt.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. /teve1.info/

Mërgimtarit i avullohen 25 mijë euro nga banesa në Shtime, dyshon tek rrethi i ngushtë familjarë

Tags: Policia e KosovesShtimeTeve1vjedhje
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën