TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mërgimtari nga Finlanda vjen për të votuar në Kosovë, ka një lutje për Qeverinë e ardhshme

Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, shumë mergimtarë kanë zgjedhur që të drejtwn e tyre të votës ta shfrytëzojnë në Kosovë. Ashtu po vepron edhe Hysni Aliu i cili ka ardhur enkas nga Firlanda.

by tëvë1
2 muaj ago
1 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Ka ardhur nga Finlanda në Kosovë.

E arsyeja kryesore janë zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Hysni Aliu thotë se ndihet më i sigurt që të votoj në Kosovë.

Sipas tij, vota e mërgimtarit në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme.

“Është tepër e rëndësishme që diaspora të votoj për arsye se ne nga diaspora shofim diçka që këtu në Kosovë jo domosdoshmërisht shihet. Ndërsa këtu në Kosovë shohin diçka që ne në diasporë nuk e shohim. Kështu që një miks, një kombinim i këtyre dy palë këndvështrime dhe dy mënyra të menduarit të përbashkëta dhe të ndryshme janë shumë të rëndesishme”, shprhet ai.

Si një mjek me 25 vite përvojë ne Firlandë, Aliu thotë se në shëndetësinë kosovare janë bërë disa ndryshime, por me hapa shumë të ngadalshëm.

E për këtë ai ka një lutje për Qeverinë e ardhshme.

“Unë e kisha bo një thirrje Qeverisë që do të vjen, të formohet së paku një spital i cili do tu shërbente njerëzve që janë në fazën terminale të jetës. Pra, të sëmurëve nga kanceri që ata të mos detyrohen me qenë në ditët e fundit me gjithë ato dhimbje në familjen e vetë dhe me u tramatizu familja. Atje në Finlandë e kemi këtë sistem dhe i themi reparte të përcjelljes”, shprehet Aliu.

Aliu thotë se opsion e ka edhe kthimin në Kosovë.

“Jam tu punu me hap një miniklinikë finlandeze. Lokalet i kam ndërtu në shtëpinë time. Meqenëe merrem me psikiatri, atëherë besoj që është mirë me fillu, me ju ofru një lloj shërbimi pak më ndryshe se që jepet këtu“, thotë ai për Tëvë1.

Nga organizata Germin vlerësojnë se numri i votuesve nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jetë i lartë.

“Duhet ta kemi parasysh që diaspora kontribon në Kosovë në të paktën një të tretën të ekonomisë kosovare dhe kjo realizohet jo vetëm përmes remitencës, por edhe përmes investimeve dhe shpenzimeve që bashkëatdhetarët tanë i bëjnë gjatë vizitave për gjatë gjithë vitit. Njihet një lloj termi i turizmit të diasporës të cilën ne edhe pse nuk e kemi të theksuar në diskursin publik, është një kontribut apo një lloj infuzioni i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës”, vlerëson Lirim Krasniqi.

Bashkëatdhetarët të cilat nuk janë në Kosovë, mundësinë për të votuar në përfaqësi diplomatike e kanë më 27 dhjetor.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën