TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mërdhijnë nxënësit, mësojnë të mbuluar me kapele e xhaketa

Nxënësit e shkollës “Ulina” në fshatin Kosavë të Dragashit, po mësojnë në temperatura të ulëta. Kjo për shkak të mos funksionimi të ngrohjes me rrymë. Kurse drutë të cilat po përdoren për ngrohje për shkak të lagështisë më vështirësi po ndizen. E sipas prindërve, ngrohtorja e rrymës nuk është funksionale për shkak të një kablloje e cila kushton 1 mijë euro.

nga Doresa Geci
1 Shkurt, 2024
0
A A
Mërdhijnë nxënësit, mësojnë të mbuluar me kapele e xhaketa

Me xhaketa të trasha e kapele, nxënësit e shkollës “Ulina” po mbajnë procesin mësimor.

Për shkak të mosfunksionimit të ngrohjes qendrore, nxënësit e kësaj shkolle në fshatin Kosavë të Dragashit po mbajnë mësim në kushte të pafavorshme.

Ani pse këtu janë të vendosur radiatorët e pajisjet e nevojshëm për ngrohje me rrymë, ato ende nuk janë funksionale.

Por gjithçka ka mbetur pezull e një kabllo e cila kushton rreth 1 mijë euro.

Të shqetësuar me gjendjen janë prindërit e fëmijëve.

“Me ka tregu qe nuk kanë nxemeje, po nxehin drutë për mbi stufë, me jakne po rrijnë në klasë kjo është katastrofë. Me ka tregu se njëri nxënës nuk është duke ardhur për shkak të ftohjes, vjen në shtëpi afrohet tek stufa, nuk kanë nxemjes”, shprehet Rasim Mejzini.

Madje, Mejzini i cili ka një fëmijë në këtë shkollë kërkon që sa më parë të bëhet një zgjidhje.

“Na kanë lajmeru femija, atë shporetin e kan sjellë, por nuk e kanë instalu.Dimiri shkoj tash duhet me bo nje zgjidhej sa kam degju une është cëshja e 1 mijë euro që qatë nxemje qendore. Sa janë 1mijë euro për Komunën kur femijët janë në shkollë”, thotë ai.

E për t’u ngrohur, stufat me dru janë alternativa kryesore.

Por drutë të cilat i kanë të siguruar duhet paraprakisht të nxehen në këtë formë.

Kjo pasi ato janë të larguara dhe është e vështirë të ndizen e të ngrohin klasat.

“Na vazhdojmë të nxehem me dru, ndoshta janë pak të lakta dhe nuk po ndezën mirë, mirëpo nxemja është nxemje. Unë si drejtor i shkollës nuk kam marrë asnjë ankesë dhe po quditëm me ankesat. Kemi përdor edhe disa nxemje me rrymë i kemi shëtit klasë në klasë, kemi nejt edhe në pushim, por normal që është shkolla është pak me ftohtë seç duhet”, Dehar Guri-u.d i drejtorit të shkollës “Ulina”

Por drejtori pret që sa më parë të kryhet ky projekt.

“Projekti deri në një fazë është përfundua, pasi unë nuk kam njohur shumë se si ka shku procesi i tenderimit, por e di që ka mete puna me lidhjen e rrymës. Kam kontaktu disa herë më inxhinieret e komunës, dhe së fundmi ditën e enjten kam pas kontaktu. Sepse është problem, i një kabllo të dobët që është aty, dhe besoj edhe kjo do të përfundoj nashta është zgjatë pak procesi”, shprehet ai.

Nga drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit thonë që projekti do të jetë i përfunduar gjatë këtij viti.

“Ky ka qenë projekt dy vjeqar 2023-2024. Në vitin paraprak(2023),punimet janë kryer sipas dinamikës së paraparë,kurse pjesa tjetër e punimeve do të kryhën këtë vit(2024) dhe projekti do të jetë i përfunduar”, ka thënë Zenih Krasniqi – drejtori i Arsimit në Dragash

E deri të përfundojë projekti, nxënësit e kësaj shkolle e cila gjendet në jug të Kosovës, do të vazhdojnë të mbajnë mësimin në temperatura të ulta.

Tags: Dragashmungesa e ngrohjesShkolla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Ligji për KPK afër hyrjes në fuqi

Ligji për KPK afër hyrjes në fuqi

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Emisioni “Këndi i Debatit” 06.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 06.06.2025

Apple thotë se 82 përqind e iPhone janë në iOS 18

Apple thotë se 82 përqind e iPhone janë në iOS 18

Mendja aktive ‘shton’ mbrojtjen ndaj demencës – ja si ndihmon

Mendja aktive ‘shton’ mbrojtjen ndaj demencës – ja si ndihmon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X