TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Menjëherë pas zgjedhjeve u takova me Memli Krasniqin” – Limaj tregon çfarë u diskutua në takim

by Tëvë1
3 muaj ago
4
A A
“Menjëherë pas zgjedhjeve u takova me Memli Krasniqin” – Limaj tregon çfarë u diskutua në takim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për takimet e tij pas zgjedhjeve dhe për rolin e Nismës në negociatat për formimin e qeverisë, duke theksuar se partia e tij ka qenë e gatshme të mbështesë qeverinë, por pa u bërë pjesë e saj.

Limaj ka treguar se takimi i tij i parë pas zgjedhjeve ka qenë me kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës  nga opozita. Ai ka theksuar se ka ofruar votat e Nismës për një qeveri të mundshme të ish-opozitës, por pa u përfshirë në koalicion.

“Takimi im i parë pas zgjedhjeve ka qenë me kryesinë e PDK-së nga opozita. Edhe në kafe u kam thënë se ne jemi të gatshëm të bëhet një projekt i një qeverie nga ish-opozita për t’iu lehtësuar juve. Bashkëbisedimi me forcat e tjera politike nuk na intereson, votat tona i keni, por nuk është e lehtë të ndërtohet një qeveri me 4-5 parti. Për të dëshmuar që duam të japim një mundësi, ulem edhe kur të keni konkurrentët mes dy forcave të mëdha, llogaritni që votat tona janë pa pjesëmarrjen tonë në qeveri,” ka thënë Limaj në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se ka kërkuar që marrëveshjet për koalicion të bëhen një javë para se të fillonte parlamenti, siç ndodh zakonisht në politikën e vendit, dhe ka paralajmëruar se nuk do të pranonin të çonin vendin në zgjedhje për shkak të mungesës së marrëveshjes.

“Shpresoj që këtë punë ju e kryeni një javë para se të fillojë parlamenti, sikur bëhen marrëveshjet politike në këtë vend. Nëse nuk keni një marrëveshje një javë para kohe, ta keni parasysh, unë nuk e çoj vendin në zgjedhje nëse varet nga ne,” ka theksuar Limaj.

Tutje, Limaj ka folur edhe për takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ai ka thënë se i ka ofruar votat e Nismës , por pa kërkuar asnjë pozitë në qeveri.

“Poashtu, kur jam takuar me Kurtin i kam thënë: ‘Çfarë po kërkoni? Nëse doni votat tona për një qeveri pakicës pa pasur asnjë vend për ne, unë jam i gatshëm t’i jap.’ Por Kurti ka thënë se na sheh si partner në qeverisje, dhe unë kam thënë se nuk dëshiroj të jem në qeveri,” ka deklaruar Limaj.

Deklaratat e tij nënvizojnë pozicionin e Nismës në procesin e krijimit të qeverisë së re dhe rolin e saj si faktor i rëndësishëm politik në Kosovë, që ofron mbështetje, por kërkon të ruajë pavarësinë politike.

Tags: Fatmir LimajKendi i debatitLVVNISMApdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim parash dhe posedim droge, ndaj njërit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim parash dhe posedim droge, ndaj njërit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Tentoi t’i godasë me veturë zyrtarët policorë, Policia përdor armën

Drenas – Një person vetplagoset derisa po voziste

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Vdes në QKUK personi që u aksidentua në Sllatinë

Kur civilët u bënë shënjestër, çfarë zbulon raporti “Java e terrorit në Drenicë”

Vrasjet e fundit – Sa e brishtë është siguria në Kosovë?

Arrestohen tre persona për vjedhje në Marec të Prishtinës

Vrasje në tentativë në një fshat të Istogut, arrestohet i dyshuari

Një person theret me thikë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Bllokohet sërish aksi Qukës–Qafë Plloçë pas rrëshqitjes së dheut dhe gurëve

Bllokohet sërish aksi Qukës–Qafë Plloçë pas rrëshqitjes së dheut dhe gurëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën