Diego Cocca 50-vjeçar është zyrtarizuar si trajner i ri i Përfaqësueses së Meksikës.
Argjentinasi do t’i udhëheqë meksikanët në Botërorin e ardhshëm, ka njoftuar Federata e Futbollit të Meksikës të premten.
Në verën e vitit 2026, Meksika bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, do të jenë nikoqir të Botërorit me 48 ekipe, për herë të parë.
Cocca vjen në vend të Gerardo Martinos, kontrata e të cilit nuk u vazhdua pas eliminimit në fazën grupore të Kupës së Botës në Katar.