Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Presidentes Vjosa Osmani në lidhje me shpalljen e dekretit për shbërjen e Kuvendit, gjatë emisionit “Këndi i Kimit” në Tevë1.
Ai tha se VV-ja gaboi që nuk e propozoi Osmanin për një mandat presidencial dhe kritikoi vendimin për shbërjen e Kuvendit.
“Unë besoj se ajo do të ishte presidente e Kosovës. Unë e them publikisht: ndonjëherë frica e madhe shndërrohet në verbëri dhe gabohesh. Mendoj që VV-ja gaboi që nuk e propozoi për presidente. Mirëpo, nga ana tjetër, të zgjohesh në mëngjes ende pa pasur syt dhe pa të ardhur mendja dhe ta japësh dekretin për të shbërë Kuvendin, kjo flet se u përket inatit – je shqiptare klasike”, ka deklaruar Mehmeti.
Publicisti theksoi se veprimet politike duhet të bazohen në arsyetim dhe jo në emocione apo inat, duke bërë një kritikë ndaj vendimeve të fundit të partisë në pushtet.










