TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mehmeti skeptik për fitoren e Florian Binajt në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Mehmeti skeptik për fitoren e Florian Binajt në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

Publicisti, Kim Mehmeti është shprehur skeptik se aktori Florian Binaj ka gjasa të fitojë në zgjedhjet e 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mehmeti ka deklaruar se, sipas tij, në Shqipëri ka votim, por nuk ka zgjedhje të lira.

Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë që të ndodhë ndonjë çudi dhe Binaj të shpallet fitues.

“Nuk besoj. Në Shqipëri më nuk votohet si duhet, votohet, por nuk ka zgjedhje, sepse përballë ke mafian, ke të gjitha mjetet e kontrollit dhe natyrisht që aty është kot. Por ndodhin edhe çudira, unë nuk mund të them se çfarë do të ndodhë, por nuk besoj se në Shqipëri ka votim, por zgjedhje të lira nuk ka, sepse në një shoqëri ku mediat dhe gjithçka kontrollohet nga një njeri, aty me të vërtetë nuk mund të dalësh të konkurrosh dhe të mendosh se ka konkurrencë politike”, ka thënë Mehmeti.

Ndryshe, Florjan Binaj, të dielën shpalli kandidaturën si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit, ndërsa të hënën mori dhe pëlqimin e Partisë Demokratike.

Në një konferencë për medie,kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se do u paraqesë aleatëve sugjerimin për të mbështetur artistin Florjan Binaj si kandidat të pavarur për zgjedhjet e 9 nëntorit.

“PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosin të paraqes kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi që është Edi Rama, informon se, grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve, mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, komunikatorin e talentuar, e lindur Florjan Binaj. Shpresoj që aleatët opozitarët të bashkohen në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës. Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin dhe do jetë kandidati, në qoftë se kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, kjo nuk do thotë se ne do i diktojmë atij. Do jetë ai që do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe forcat e tjera politike. Jemi të gatshëm të angazhojmë, pas rënies dakord me forcat e tjera politike, të gjitha potencialet tona që kandidati e gjykon se i shërbejnë fitores së tij”, deklaroi Berisha.

Binaj do të përballet në këtë garë me kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ndërsa vendimi për zgjedhjet vjen pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra./teve1.info/

Tags: Bashkia e TiranësFlorjan BinajKim Mehmetizgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën