TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehmeti: Situata në Theth mund të radikalizohet, Rama po vepron si frikacak

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Mehmeti: Situata në Theth mund të radikalizohet, Rama po vepron si frikacak

Publicisti, Kim Mehmeti ka thënë se situata në Theth, pas shembjeve të ndërtimeve pa leje, mund të radikalizohet shumë lehtë.

Sipas Mehmetit, nëse populli vendos ta kundërshtojë kryeministrin Rama nuk ka pushtet që mund ta ndalojë këtë lëvizje.

Ai e ka quajtur Ramën frikacak pasi për të sjellja e tij është tipike e një lideri të dobët, i cili përpiqet të duket i fortë duke ushtruar presion.

“Situata shumë lehtë mund të radikalizohet, por e mira është që të mos ndodhë ajo se nëse ajo ndodhë, atëherë Rama nuk do ta dijë se ku e ka kokën e ku e ka bishtin. Kur populli vendos që t’i pastrojë gjërat ashtu siç di ai, nuk ka pushtet që mund ta kundërshtojë dhe në fund të fundit kjo është rregull, aty ku pushtetmbajtësit sillen sikur piktori ata vetëm tregojnë se u ka ardhur fundi dhe këtë ua garantoj. Ai instinktivisht e ndien se i ka ardhur fundi dhe ai tash shkon në variantin t’i frikësoj sa më shumë, sepse i dobëti i zgjidh kështu problemet i forti nuk i zgjidh kështu problemet, i forti vjen atje dhe të thotë për pesë ditë këtë ndërtesë pa leje ta rrënosh ose ta rrënoj unë, por i dobëti vie kështu që të tregojë se është i fortë. Ky është një frikacak”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndryshe, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, gjatë javës ka nisur një aksion për shembjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, në veri të Shqipërisë.

Ndërhyrja ka shkaktuar tensione me banorët lokalë, disa prej të cilëve kanë kundërshtuar veprimin e autoriteteve duke kërkuar ndalimin e prishjes së objekteve që, sipas tyre, shërbejnë për zhvillimin e turizmit familjar.

Sipas IKMT-së, ndërtimet e shembura dhe ato që do të shemben kanë qenë në kundërshtim me ligjin, pasi janë kryer pa leje ndërtimi në një zonë të mbrojtur natyrore, pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama lidhur me shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka thënë se janë prishur 40 objekte pa leje, teksa theksoi se pronarët e tyre, sipas tij, nuk janë as banorë të zonës.

Rama ka shtuar se bëhet fjalë për ndërtesa për qëllime fitimi, teksa shtoi se policia ka nisur hetimet për të zbuluar se “kush është mbrapa pushtimit të zemrës së Thethit”.

“Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, bëhet fjalë për individë të cilët janë ngjitur deri atje dhe në një masë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të atij vendi dhe rasti flagrant që u bë shkak janë individë që as janë shfaqur të pretendojnë asgjë. Policia po heton si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit të zemrës së Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime të cilat nuk janë për të futur kokën, po janë për qëllime fitimi. Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit duke ja ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e kapin shkelësin në sekondën kur ai fillon bën shkeljen. Mbetet për të parë se çfarë përgjegjësie do të marrë KLP lidhur me zonjën Gjeli e cila nuk ka pranuar të fillojë as hetimet bazuar në denoncimet e bëra. Në Theth janë goditur 40 objekte dhe Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori lidhur me këto objekte dhe prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë hetim”, ka deklaruar Rama.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati: Edhe mandatari i dytë ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

Osmani: FSK-ja, gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Osmani: FSK-ja, gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Limaj nga hapja e fushatës: Përkushtimi ynë në vendlindje tregon sa e duam Kosovën

Nisma: Presidentja të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati: Edhe mandatari i dytë ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

Osmani: FSK-ja, gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Osmani: FSK-ja, gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Dafina Zeqiri mban koncert madhështor më 25 dhjetor në “1 Tetori”

Dafina Zeqiri mban koncert madhështor më 25 dhjetor në “1 Tetori”

Limaj nga hapja e fushatës: Përkushtimi ynë në vendlindje tregon sa e duam Kosovën

Nisma: Presidentja të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike

Dogana e Kosovës ndalon kontrabandën me produkte estetike, kapen 100 paketime botox e filler

Dogana e Kosovës ndalon kontrabandën me produkte estetike, kapen 100 paketime botox e filler

Konjufca: S’do të kërkojmë marrëveshje koalicioni, por bashkëpunim me opozitën

Konjufca: S’do të kërkojmë marrëveshje koalicioni, por bashkëpunim me opozitën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën