TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehmeti: Rritja ekonomike s’duhet të jetë më e vogël se 8%

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Mehmeti liston sukseset e BQK-së gjatë mandatit të tij

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se rritja ekonomike në vend nuk duhet të jetë më e vogël se 8 për qind, për shkak të sfidave kryesore që i ka Kosova, e që janë papunësia e deficiti i lartë tregtar.

“Nëse e shohim në nivel global, kemi një rritje në tremujorin e dytë 2023-ës rreth 0.23 për qind. Është një përmirësim në ekonomitë e Eurozonës, për arsye në raportet e mëhershme dhe pritjet e tyre kanë qenë se nuk do të kemi fare rritje ekonomike por do të kemi rënie por është një mesazh kjo përqindje. Pastaj është mirë që edhe inflacioni ka filluar të bie. Në Eurozonë inflacioni është afër 6.2 për qind dhe parashikimet janë që këtë vit, inflacioni do të jetë rreth 5.4 për qind e vitin e ardhshëm do të jetë 3 për qind, që të jep me shpresuar se po shkojmë drejtë përmirësimit të gjendjes ekonomike në nivel të Eurozonës”, ka thënë Mehmeti, teksa rritjen normës së interesit e konsideron si të pashmangshme.

Mehmeti ka thënë se sipas parashikimeve, inflacioni gjatë vitit të ardhshëm në nivel të Eurozonës do të jetë 3 për qind, ndërsa në vitin 2025 në 2 për qind.

“Pra parashikimet janë që vitin e ardhshëm të kemi rreth 3 për qind inflacionin, pra kjo ndikon në tërësi edhe në ekonominë e vendit por më pastaj pritjet janë që në vitin 2025, pritjet që inflacioni të vie në nivelin çfarë e ka dëshiruar Banka Qendrore Evropiane, që të jetë rreth 2 për qind”, u shpreh ai.

E rritjen ekonomike për këtë vit, Mehmeti e konsideron të vogël dhe se e njëjta duhet të jetë mbi 8 për qind. Shkak për këtë, ish-guvernatori thotë se duhet për t’i adresuar papunësinë dhe deficitin e lartë tregtar.

“Në Kosovë, në tremujorin e dytë 2023, rritja ekonomike ishte rreth 2 për qind e një raport i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, është që të kemi një rritje ekonomike dikund rreth 3.5 për qind këtë vit. Nuk është një rritje, zakonisht kemi pasur rritje edhe në vitet tjera dhe unë kam potencuar se neve na duhet një rritje më e lartë ekonomike, përafërsisht deri në 7-8 për qind, me qëllim që t’i adresojmë dy sfidat të cilat  në vazhdimësi i ka pasur Kosova dhe vazhdon t’i ketë e që janë papunësia dhe deficiti i lartë tregtar”, thotë Mehmeti për EO.

E borxhi e ulët publik sipas Mehmetit do duhej të rritej, pasi aktualisht është 17 për qind. Thotë se ka hapësirë të rritet deri në 40 për qind.

“Edhe borxhi publik 2.67 miliardë ishte borxhi publik me të dhënat e fundit e nëse e shohim me të GDP, është mbi 17 për qind. Unë gjithmonë e kam thënë se këtu ka hapësirë që të rritet borxhi publik deri në 40 për qind. Realisht, e kam potencuar kurrë asnjëherë nuk është borxhi i lartë publik, përderisa dihet se ku po shkon, kujt i dedikohet ky borxh dhe nëse shkon nëpër aktivitetet të cilat janë vlerë e shtuar e ekonomisë, asnjëherë nuk është borxhi i lartë. Por në anën tjetër, nëse ne nuk e rrisim borxhin dhe kjo do të na dërgojë në atë që ne nuk jemi duke mbështetur ekonominë e vendit”, thotë Mehmeti.

Tags: BQKFehmi MehmetiRritja ekonomike
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti në DOKUTECH: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

​Kurti në DOKUTECH: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

AGK dënon përcjelljen dhe kërcënimin ndaj ekipit të Tëvë1 në Zveçan

AGK: Raporti i BE-së evidenton gjuhën e ashpër të Kurtit ndaj mediave dhe 35 rastet e sulmeve e kërcënimeve ndaj gazetarëve

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Policia konfiskon një armë zjarri në Skenderaj

Rasti “Capat-Sekiraqat”, të akuzuarit para Gjykatës, vazhdon administrimi i provave për vrasjen e Premtim Gashit

Rasti “Capat-Sekiraqat”, të akuzuarit para Gjykatës, vazhdon administrimi i provave për vrasjen e Premtim Gashit

​Kurti në DOKUTECH: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

​Kurti në DOKUTECH: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

AGK dënon përcjelljen dhe kërcënimin ndaj ekipit të Tëvë1 në Zveçan

AGK: Raporti i BE-së evidenton gjuhën e ashpër të Kurtit ndaj mediave dhe 35 rastet e sulmeve e kërcënimeve ndaj gazetarëve

Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

YouTube po përgatit një rrjet të ri social

YouTube po përgatit një rrjet të ri social

P.Diddy mund të lirohet më herët nga burgu, zbulohet data e re

P.Diddy mund të lirohet më herët nga burgu, zbulohet data e re

Foda fton Kamberin te Kosova për Ligën e Kombeve

Foda fton Kamberin te Kosova për Ligën e Kombeve

Granit Xhaka rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës

Rikthehet Xhaka, ftohen edhe Jashari e Bajrami, publikohet lista e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit  

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën