TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehdi Ahmeti nga Rezalla i cili ka gjyshen e zhdukur, nuk pret rezultate nga marrëveshja për të pagjeturit

by Venhar Isufi
12 muaj ago
0
A A
Mehdi Ahmeti nga Rezalla i cili ka gjyshen e zhdukur, nuk pret rezultate nga marrëveshja për të pagjeturit

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja për fatin e personave të pagjetur në Kosovës, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti është shprehur skeptik në zbatimin e saj nga pala serbe. Ai thotë për Tëvë1 se kjo marrëveshje nëse nuk zbatohet nga Serbia çdo lloj shqetësimi, dhe mos zbatimi i saj do të dorëzohet në 27 vendet anëtare të BE-së.

Kështu po shpjegon dhimbjen të cilën ende e ka për gjyshen e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Edhe pas 25- vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovës, Mehdi Ahmeti nga Rezalla po i kërkon eshtrat e familjares së tij.

Ani pse të mërkurën, përfundimisht Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, Ahmeti nuk pret lëvizje pozitive në këtë drejtim.

“Marrëveshjen e kemi mirëpritur shumë, por sa do të zbatohet pak kena shpresa sepse qe katër vite nuk është punuar në këtë drejtim kurgjo hiq. Kështu që po shpresojmë të ecim në këtë drejtim. Shumë pak besoj se jepin informacione, veç nëse ka presion nga ndërkombëtarët, shpresoj por përndryshe jo. Serbia mbetet gjithmonë serbi” , ka deklaruar ai.

Ai tregoi rastin se si janë maltretuar fshatarët e fshatit Rezallë e që njëri nga ta është gjetur por jo edhe familjaren e tij.

“ Në Polluzhë i kanë ndalë familjet aty, e kanë ndalë edhe atë. Tregojnë për këtë Ibush Deliun që e kanë maltretuar e kanë lidh për do dyer aty ata e kanë marrë e kanë pru këtu tek varrezat tona këtu në fshatin Rezallë, e kena gjet të varrosur ai nuk është gjet në Serbi por është gjetur këtu në Rezallë, gjyshën jo kurrë hiq” , ka deklaruar ai.

Nga komisioni qeveritar për Personat e Pagjetur thanë se brenda 1 muaji pas konsolidimit të grupit punues, pritet të realizohet takimi i parë mes stafit të Kosovës dhe të Serbisë.

“Dje ishim në takim me z.Lajcak ku u njoftuam se Serbia ka pranuar të tërhiqet nga ai term prej atij lloj dokumenti dhe janë miratua termat e referencës për formimin e Komisionit të përbashkët të mekanizmit për personat e pagjetur. Në kuadër të këtij mekanizmi të komisionit të përbashkët brenda 1 muaji duhet t’i dërgojmë edhe emrat, ky komisioni udhëhiqet nga Bashkimi Evropian, ne duhet me i dërgua emrat e Kosovës dhe Serbia emrat e vet dhe takimin e parë duhet ta mbajmë brenda 1 muaji”, ka deklaruar Hoti.

Sipas Hotit pritshmëritë e arritjes së rezultateve janë shumë të vogla pasi që Serbia nuk do të lëshohet në informacione edhe për 11 lokacionet e tjera ku dyshohet se ka trupa të shqiptarëve në Serbi.

“Komisioni i përbashkët  diskuton çdo lloj shqetësimi çdo lloj mos marrëveshje dhe që janë shumë, i delegon në nivele më të larta në këtë rast tek zëvendës kryeministri, që tek ne është kryenegociator z.Bislimi pastaj tek high level, niveli i lartë që është z.Kurti dhe kur aty nuk arrihet një lloj akordimi e që unë besoj se nuk arrihet duke e njohur Serbinë dhe tu e ditë që Serbia në praktik nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje, këto shqetësime këto probleme do të raportohen tek 27 vendet e BE-së, kështu shkruan në dokumentin që e kemi” .

Pas dakordimit në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se është premtuar nga pala serbe që muajt e ardhshëm të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët dhe se ky komision nuk do të pengohet në punën e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën