Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur keqardhje për rastin e ushtarit hungarez të KFOR-it, të cilit i është dashur që t’i amputohet këmba, pas lëndimeve që ka marrë nga protestuesit serbë në Zveçan.
Mehaj përmes një postimi në Facebook u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve tjerë të lënduar, duke thënë se grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin e merituar.
“Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj./teve1.info/