Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Zyra Ndërlidhëse e NATO-s dhe Instituti për Qeverisje të Sigurisë (ISG) kanë mbajtur një punëtori të përbashkët, ku kanë diskutuar për mënyrat se si të rritet efikasiteti në punë.
Me këtë rast, ministri Armend Mehaj thotë se ky vit do të jetë vit i ristrukturimit të dikasterit që ai udhëheq, përcjell teve1.info
“Nëse deri tani ishim duke lëvizur me hapa të shpejtë drejt avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tani shpejtësia, intenziteti i punëve, profesionalizmi do të jenë dyfish më të larta dhe në proporcion të drejtë me njëra-tjetrën. Korrektësia, shpërndarja e barabartë e punëve dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj vendit janë parime që duhet shoqëruar çdo ditë pune për shkak të obligimit që kemi për sakrificën e paraardhësve dhe gjeneratat që do vijnë”, ka shkruar ai në Facebook. /Teve1.info/