TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mehaj fton qytetarët të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pasojat që bartin ushtarët të cilët largohen arbitrarisht nga FSK

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nevojitet nevojitet mbështetja qytetare për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s.

Teksa ka thënë se pjesëtarët e FSK-së, kanë nevojë për, mbështetjen e të gjithëve.

“Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk janë duke u trajnuar thjesht për lavdi. Atyre nuk u intereson sa medalje fitojnë, apo sa herë i shohin emrat e tyre në televizion apo në portale. Ata janë atje, në kazermë, në teren, çdo minutë të çdo dite duke u angazhuar për atë që besojnë. Trajnohen e ushtrojnë që niveli i tyre i përgatitjes të jetë i lartë, aq sa dhe vullneti i tyre për ruajten e paqes dhe garantimin e sigurisë për familjet e tyre dhe kombin në përgjithësi. Ne të gjithë duhet të jemi shumë krenarë për ta. Por të jesh krenar nuk mjafton. Duhet të kujtojmë se ata kanë nevojë për mbështetjen tonë”, ka shkruar ai.

Tutje Mehaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës gjatë këtyre muajve ka investuar më shumë se çdoherë tjetër në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, janë bërë 99 % më tepër investime se vitet paraprake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre muajve ka investuar më shumë se çdoherë tjetër në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Ushtarakët tanë në vazhdimësi janë duke u pajisur me armatimet më moderne ushtarake, ndërsa oficerët e rinj po shkollohen në akademitë më të njohura botërore.Shumë punë është bërë duke investuar deri 99 % më tepër se vitet paraprake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me investimet në pajisje por dhe plotësimin e tre ligjeve bazike për MM/FSK, më shumë të rinj nga mosha 18-25 vjeç do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.  Diversiteti ynë është një nga pikat tona më të forta si Komb, dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi që ushtria e Kosovës të pasqyroj shoqërinë në çdo nivel brenda radhëve të saj. Sigurimi i mundësive të barabarta dhe një përfshirje më e madhe do të forcojë ushtrinë tonë, megjithatë në rrethanat aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, jemi të vetdijshëm se duhet bërë shumë më tepër, duhet kontribuar të gjithë së bashku në forma të ndryshme për ushtrinë që është mburoja jonë e hekurt”, tha ai.

Mehaj ka ftuar të gjithë qytetarët të të  kontribojnë sepse sipas tij, ata janë mvështetja më e madhe.

Mërgata, pronarët e bizneseve por dhe qytetarët e thjesht të këtij vendi, shtresa e mesme e shoqërisë për nga të ardhurat por e lartë nga atdhedashuria, gjithmonë kanë qenë mbështetja më e madhe për çfarëdo lëvizje në mbrojtje të atdheut.Sot, gjersa kemi ushtrinë dhe Republikën, na duhet mbështetja juaj për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s, kështu vlerat demokratike të shtetit tonë mbrohen, dhe jeta e çdo qytetari është e sigurt.Prandaj, ju ftoj të kontribuoni në Fondin e Sigurisë, për interesat shtetërore, për forcën që do mbroj atdheun, do siguroj jetën tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve.Ne të gjithë e kemi për obligim ta lëmë këtë vend më të mirë nga se e kemi trashëguar, ne e kemi për obligim të mbrojmë të ardhmen e kombit”, ka shkruar tutje ai.

Qeveria e Kosovës më 1 mars ka krijuar Fondin për të ndihmuar FSK-në. Por deri më tash nuk është bërë e ditur se sa para kanë dhuruar qytetarët për ushtrinë.

Kurse transferet mund të realizohen sipas detajeve në link. teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në adresimin përmbyllës: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme

Osmani në adresimin përmbyllës: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme

Haxhiu: Do të ushtroj detyrën e presidentit me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë

Haxhiu: Do të ushtroj detyrën e presidentit me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë

Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

Osmani pret Albulena Haxhiun në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së presidentes së Kosovës

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën