Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar sot zonat e prekura nga vërshimet në Pejë.
Qeveria përmes një komunikate ka theksuar se ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për të ndërhyrë aty ku ka nevojë.
“Njësitet e kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situates”, thuhet në njoftim.