TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Mega-Projekti” i përbashkët: Gjilani inauguron qëndrim ditor për të moshuarit, kuzhinë humanitare dhe bujtinë për student

Këtë të hënë është përuruar qëndrim ditor për të moshuar, kuzhinë humanitare si dhe bujtina për studentët në Gjilan. Projekt ky i realizuar nga shoqata bamirëse “ Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Gjilanit, ku këta të fundit e shpallën edhe “Qytetar Nderi” hoxhë Halil Kastratin.Kurse të lumtur nga ky projekt u shprehën edhe vet pensionistët.

by Fëllënza Krasniqi
1 orë ago
0 0
A A

Nikoqiri iu priu mysafirëve.

Krejt kjo, për t’i prezantuar ambientet e reja.

Kështu të hënën, u përurua qëndrimi ditor për të moshuarit në Gjilan.

E gjitha kjo, falë punës së Shoqatës Humanitare “ Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Gjilanit.

Të hënën, më të lumturit, u shprehen vetë përfituesit.

“Ndjehemi shumë të kënaqur e falënderojmë Halil Kastratin dhe stafin e tij. Ka punuar më shumë se sa qeveria. Dy mijë shtëpi me i ndërtuar edhe me i ndërtuar këto shtëpi të pleqve në shtatë komuna kush e ka bërë përveç atij?”, ka thënë një pensionist.

“I jemi shumë mirënjohës kryetarit të Komunës Alban Hysenit edhe Halil Kastratit për këtë mirësi që na e kanë bërë, me të vërtete jemi shumë të lumtura”, u shpreh një pensionist tjetër.

Por, ky projekt nuk u ndal me kaq.

Të hënën në Gjilan u përurua edhe një kuzhinë humanitare si dhe një bujtinë për studentët.

Për koston e gjithë projektit, foli i pari i Gjilanit.

“Investimi i përbashkët prej rreth 2.5 milionë euro, padyshim që edhe për nga vlera është investim i madh, por ajo që peshon më shumë sot është barra që po ua heqim nga supet familjeve tona”, ka thënë Hyseni.

Për kontributin e tij në këtë qytet, hoxhë Halil Kastrati, u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”

“Këtë çmim ia dedikoj stafit tim dhe të gjithë atyre që ndajnë nga kafshata e tyre dhe kontribuojnë për projekte të tilla e ata janë donatorët. Janë 300 mijë, e mira e krejt kësaj është që prej themelimit kurrë donacione te huaja nuk kemi pas, kemi pas veç shqiptarë” u shpreh Kastrati.

I lumtur me këtë titull, duket se nuk ishte vetëm hoxha.

“Shpallja e hoxhës “Qytetar Nderi” është një dëshmi e mirënjohjes institucionale, popullore e gjithë kontributit të tij shembullorë në Kosovë. Hoxha Halili, është i gjithë Kosovës, është shembull i një qytetari aktiv, humanisti dhe atdhetari që në kohë paqe jeton amanetin e brezave të tërë që sakrifikuan gjithçka që kombi ynë të jetë i bashkuar dhe i përparuar”, ka thënë Jashari.

I pranishëm në këtë ngjarje, ishte edhe ministri për punë, familje dhe vlera të luftës.

“Sot, në fakt kjo është ngjarja ime e parë në kapacitetin e Ministrisë për Familje, Punë dhe Vlerat e Luftës Çlirimtarë të Kosovës. Më vjen mirë që në mandatin tim të parë si ministër, po e filloj me një projekt që prek arkivin e shtetit tonë, të moshuarit si  të ardhmërinë e shteti tonë studentit”, ka theksuar Hoti.

Ndryshe, shoqata humanitare “Jetimët e Ballkanit” njoftoi se të mërkurën do të nisin edhe 50 shtëpi të tjera në qytetin e Prizrenit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Kulla: Serbët, pavarësisht regjimit, projektin kombëtar e kanë zhdukjen e shqiptarëve

Presidentja Osmani ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns për mbështetje të palëkundur ndaj Kosovës

Presidentja Osmani ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns për mbështetje të palëkundur ndaj Kosovës

Abedin Selimi ekspozon punimet e tij unike në shkollën “Mulla Idris Gjilani” për nder të 17 shkurtit

Abedin Selimi ekspozon punimet e tij unike në shkollën “Mulla Idris Gjilani” për nder të 17 shkurtit

Rezolutë nga deputetët zviceran – Çka ndodhi jashtë objektit ku po gjykohen ish krerët e UÇK- së

Rezolutë nga deputetët zviceran – Çka ndodhi jashtë objektit ku po gjykohen ish krerët e UÇK- së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën