TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mefail Shkodra në vazhdimësi mbante shoqëri me policë nga Gjilani, dy ishin në hetime

Katër zyrtarë policor tashmë janë suspenduar nën dyshimet se mbanin kontakte të rregullta me të dyshuarin për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra. Por, para rastit tragjik të së dielës, edhe dy policë të tjerë nga Gjilani po hetoheshin për shoqërimin me Shkodrën, i cili dyshohej për përfshirje në dhënie të fajdes.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
1 0
A A

Një vrasje e trefishtë nga i dyshuari Mefail Shkodra, tronditi Gjilanin të dielën.

Për këtë rast, Inspektoriati Policor suspendoi katër zyrtarë policorë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Policët dyshohet se shoqëroheshin me Shkodrën, i cili tash ndodhet në arrati.

Por, kjo nuk është hera e vetme që Mefail Shkodra mbante kontakte me zyrtarë policorë të Gjilanit.

Në një dokument që ka siguruar Tëvë1, dy policë ishin hetuar pikërisht për këtë çështje, nga Drejtoria e Hetimeve të Brendshme brenda Policisë së Kosovës.

Në dokument theksohet se ankuesi e ka parë një rreshter policor me inicialet D.O, emër i njohur për redaksinë, bashkë me vëllanë e tij, duke qëndruar në kafenenë “2000”, bashkë me Mefail Shkodrën.

Pikërisht në kafenenë “2000”, të dielën ndodhi vrasja e trefishtë, dhe i dyshuar kryesor është Mefail Shkodra.

“Gjithashtu ankuesi deklaron se rreshter D.O ishte mbikëqyrës në Njësinë e Hetimeve në Stacionit Policor në Gjilan, dhe rastet e paraqitura nga ai aty ndaj personit Shkodra, dyshon se i njëjti kishte ndikuar në vendimmarrje. Gjatë intervistës ankuesi paraqet shqetësimin edhe lidhur me sjelljen e zyrtarit policor H.P. kur kishte paraqitur rastin se në llogarinë e hapur në Facebook në emrin Fatime Berisha qëndron Mefail Shkodra”, thuhet ne dokumentin që ka siguruar Tëvë1.

Përkundër këtyre pretendimeve të ankuesit, i cili i ka paraqitur si prova edhe tri fotografi, hetuesit e brendshëm mbyllën hetimet kundër këtyre zyrtarëve policor.

Ata i besuan një deklarate të rreshterit D.O, i cili tha se me Mefail Shkodrën u takua vetëm për çështje profesionale.

D.O dha disa detaje nga takimi.

“Pasi ishin takuar afër kafiterisë Palace, kishin shkuar në kafiterinë prapa ndërtesës së Administratës dhe ja kishte tërhequr vërejtjen Mefailit në lidhje me mesazhin e tij në rrjetin Facebook ku i kishte thënë se është pjesëtar i Policisë dhe nëse ka informacione për vëllain e tij se merret me veprimtari të kundërligjshme e arreston”, thuhet tutje ne dokument.

Po ashtu, në dokument theksohet se rreshteri kishte deklaruar se ky ishte takimi i vetëm me të dyshuarin për fajde.

“Rreshter D.O deklaron se ky ishte takimi i vetëm që ishte takuar edhe pse kanë lidhje miqësore me vëllaun e tij dhe gjatë këtij takimi kishte qenë edhe zyrtari policor V.D i mohon pretendimet e ankuesit lidhur me ndikimin në rastet e tij duke pasur parasysh se këto raste ishin trajtuar nga ekipe tjera dhe nuk kishin qenë nën menaxhimin e tij”, thuhet në fund të dokumentit.

Drejtoria e Hetimeve të Brendshme, gjithashtu ka hedhur poshtë edhe ankesat ndaj zyrtarit tjetër policor me inicialet H.P, se e kishte tejkaluar pozitën e tij derisa po trajtonte një rast.

Gjithnjë sipas këtij vendimi, bazuar në veprimet hetimore, shkresave të lëndës dhe analizimit të tyre thuhet se këta zyrtarë nuk kanë bërë ndonjë shkelje disiplinore.

Si përfundim, është theksuar se nuk është dëshmuar se këta zyrtarë policorë mund të kenë kryer ndonjë veprim jo të duhur gjatë kryerjes së detyrës apo jashtë saj, e që do të vërtetohej me ndonjë fakt apo provë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Bajrami: Ka mjete të mjaftueshme në buxhetin e Kosovës për t’i adresuar kërkesat e policëve

Bajrami: Kushdo që ka prekur votat në Mitrovicë, e ka vendin në burg

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e 20 ushtarëve turq

Ish-ylli i Chelseat Oscar i jep fund karrierës, pas problemeve me zemër

Ish-ylli i Chelseat Oscar i jep fund karrierës, pas problemeve me zemër

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Bajrami: Ka mjete të mjaftueshme në buxhetin e Kosovës për t’i adresuar kërkesat e policëve

Bajrami: Kushdo që ka prekur votat në Mitrovicë, e ka vendin në burg

Xhaka flet për Avdullahun e Hajdarin dhe duelin në Prishtinë

Xhaka flet për Avdullahun e Hajdarin dhe duelin në Prishtinë

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e 20 ushtarëve turq

Turqia thotë se s’ka të mbijetuar nga rrëzimi i avionit ushtarak

Turqia thotë se s’ka të mbijetuar nga rrëzimi i avionit ushtarak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën