TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mëdyshje për nevojën e vazhdimit të dialogut pa u sanksionuar Serbia

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngul se pa u vënë sanksione ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri nuk mund të vazhdojë dialogu.

Sipas partisë në pushtet është e pamundur të rikthehen në dialog dhe të shtiren sikurse nuk ka ndodhur asgjë me 24 shtator. Andaj nënvizojnë se para çfarëdo iniciative për rikthim të dialogut fillimisht duhet të dënohet Serbia për aktin e agresionit në Kosovë.

Mirëpo, partitë opozitare në vend kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të jetë më e kujdesshme pasi dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, andaj nuk guxohet të ketë barrikada të tilla.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se në rrethanat e aktuale për Kosovën më të rëndësishme janë siguria dhe sanksionimi i Serbisë, se sa dialogu.

“Definitivisht jo. Nuk ka kuptim të dialogohet derisa nuk e ke të sanskionuar një shtet që ka organizuar një sulm terrorist brenda territorit të Republikës së Kosovës. Është e pamundur të dialogohet me një shtet që bënë plane të tilla terroriste me shtetin me të cilin synon të arrijë një marrëveshje normalizimi. Është e pamundur që të rikthehemi në dialog tani sikur thjeshtë nuk ka ndodhur asgjë me datën 24 shtator. Ajo çka ka ndodhur me 24 shtator është e paevitueshme dhe pashmangshme dhe nuk mund të sillemi sikur s’ndodhi asgjë dhe të qëndrojmë komplet indiferent ndaj asaj se çka ndodhi më 24 shtator”, thotë ajo.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Kosova nuk guxon të barrikadohet kundër dialogut pasi s’ka zgjidhje të tjera.

“Kosova dhe institucionet e shtetit nuk guxojnë të dalin me konstatime të tilla se përjashtojnë dialogun. Ne duhet të kemi platformën, strategjinë, kërkesat dhe objektivat tona. Nëse hedhim poshtë dialogun duhet të japim sqarim opinionit të gjerë se çka po ndodh me të gjitha ato që janë arritur deri sot, cilat janë perspektivat dhe cila është strategjia për të ardhmen. Kur mungon dialogu mbetet pjesa tjetër, vijat e frontit dhe konsideroj se nuk guxojmë të barrikdaohemi në situata të tilla”, thekson Shala.

Në anën tjetër, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj nënvizon nevojën për dialog me Serbinë, por shton se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për atë çfarë ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Dialogu me Serbinë s’ka alternativë ne duhet të dialogojmë, mirëpo pas 24 shtatorit, agresionit që ka bërë Serbia dhe që ka menduar të aneksojë veriun mendoj se gjërat kanë ndryshuar. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë që së pari të hiqen sanksionet pasi po dihet se kush është shkaktar i destabilizimit të Kosovës dhe ajo është qeveria e Serbisë. Po ashtu të kërkojë të vendosen sanksione Serbisë, pasi përndryshe s’ka kuptim’, thekson ai për KP.

Në lidhje me dialogun është paralajmëruar se gjatë muajit tetor do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, së bashku me përfaqësuesin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Për të konfirmuar një gjë të tillë KosovaPress ka pyetur në zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 14 shtator kanë pasur takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel, por që përfundoi pa asnjë rezultat.

Në anën tjetër, më 24 shtator një grup i armatosur terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe i plagosur polici Alban Rashiti. Ndërkaq, u vranë tre sulmues të grupit terrorist, kurse katër prej tyre u arrestuan.

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiLVVQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci dekoron me medaljen “Shërbim i Shquar” gjeneralin amerikan të Gardës Kombëtare të Ajovës

Maqedonci dekoron me medaljen “Shërbim i Shquar” gjeneralin amerikan të Gardës Kombëtare të Ajovës

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

KPK përgatitet për testin e rekrutimit të prokurorëve të rinj

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Kërkohet largimi i Xhakës dhe trajnerit nga Sunderlandi

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën