TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mediumi kroat shkruan për Dajën, e quan specialist për ta mposhtur Dinamon

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Daja përveç mbështetjes kërkon edhe përqendrim maksimal ndaj Sivassporit

(24sata.hr) – Ekziston një vijë e hollë mes yjeve dhe fundit, ndërsa Dinamo e Zagrebit e ndjeu këtë në lëkurën e tij. Dy muaj më parë, Dinamo ishte vetëm disa minuta larg plejofit të Ligës së Kampionëve, por ndodhi një disfatë tragjike ndaj AEK-ut dhe që atëherë gjithçka është shembur. Dinamo ra edhe nga Liga e Evropës dhe për herë të parë në histori të klubit, zbriti në rangun e tretë të garave të UEFA-s, Ligën e Konferencës.

Gjithçka ishte e mrekullueshme dhe fantastike pas fitores ndaj Astanës në hapje të kësaj gare, por Dinamo pësoi të enjten mbrëma një nga humbjet më të rënda evropiane. Humbi nga Ballkani (2:0) në xhiron e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës. Ideator i fitores së bujshme të Ballkanit është trajneri shqiptar Ilir Daja (56), i cili pa dyshim është bërë specialist për ta mposhtur kampionin e Kroacisë.

Në pesë vjetët e fundit, Dinamo ka ndërtuar reputacionin e një klubi serioz evropian. Gjatë asaj kohe, Dinamo dimëroi edhe tri herë në Ligën e Evropës, ndërsa dy vjet më parë arriti deri në çerekfinale të kësaj gare. Në dhjetë vjetët e fundit, Dinamo humbi vetëm një herë fazën e grupeve të garave evropiane. Ishte viti 2017 kur Skënderbeu i eliminoi nga plejofi i Ligës së Evropës dhe pikërisht Ilir Daja ishte trajner i klubit nga Shqipëria.

Në ndeshjen e parë në Maksimir ishte 1:1, shënuesi i vetëm për mikpritësit ishte Angelo Henriquez dhe një javë më vonë Skënderbeu barazoi 0:0 në shtëpi dhe dëboi Dinamon nga Evropa. Ishte sezoni i parë pas 11 vjetësh, në të cilin Dinamo nuk luajti në fazën e grupeve. Klubi shqiptar më pas përfundoi i fundit në grup me pesë pikë të mbledhura. Ishte një nga fitoret më të mëdha në karrierën e trajnerit Ilir Daja deri më sot. Ai drejtoi vetëm klube kosovare dhe shqiptare, madje tri herë fitoi titullin e kampionit të Shqipërisë me tri klube të ndryshme, me Elbasanin, Dinamon e Tiranës dhe Skënderbeun. Ai ka edhe dy tituj në Kosovë me skuadrën e Ballkanit. Atëbotë, trajner i “bluve” ishte Mario Cvitanoviq, ndërsa luanin lojtarët si Livakoviç, Moro, Sigali, Soudani, Olmo e Fernandes dhe kjo eksperiencë e hidhur vetëm se e forcoi Dinamon.

Sezonin e ardhshëm, Dinamo arriti deri në 1/8 e finales të Ligës së Evropës, ku u eliminua nga Benfica. Kush e di, ndoshta kjo disfatë e hidhur nga Ballkani në Prishtinë do t’i sjellë diçka të mirë Dinamos, sado negative të duket gjithçka për momentin. Dështimi është shpesh rruga drejt suksesit për ekipin më të madh dhe më të suksesshëm të Kroacisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën