TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

Mediat provladine dhe tabloidet në Serbi, përfshirë Telegraf, Blic, Pravda dhe Sputnik Serbia, kanë nisur një fushatë dezinformuese lidhur me furnizimin e Kosovës me sistemin kundërtank “Panzerfaust 3”. Raportimet e tyre e paraqesin këtë armatim si kërcënim për paqen në rajon dhe pjesë të projektit të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”.

Në titujt e publikuar, mediat serbe përdorin gjuhë sensacionaliste. Telegraf shkruan se bëhet fjalë për “armë të rrezikshme që po i vijnë Prishtinës” dhe se ato mund të shkatërrojnë tanke dhe automjete të blinduara. Blic citon ekspertë të sigurisë, duke lidhur blerjen legjitime të Kosovës me narrativa politike dhe projekte të imagjinuara, si “krijimi i Shqipërisë së Madhe” dhe presion ndaj serbëve.

Sipas analizës së titujve të Pravda dhe Sputnik Serbia, përdoret një gjuhë fyese dhe shoviniste, me qëllim delegjitimimin e të drejtës së Kosovës për të marrë vendime sovrane në fushën e sigurisë. Mediat ruse në Serbi, përfshirë RT Balkan dhe Sputnik Serbia, kanë ndjekur të njëjtën linjë propagandistike, duke paraqitur pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me armatim gjerman si një faktor destabilizues.

Në anën tjetër, mediat kosovare kanë raportuar mbi bazën e informacioneve zyrtare dhe në mënyrë transparente për këtë proces. Teve1 dhe The Geopost theksuan se bëhet fjalë për një të drejtë legjitime të Kosovës për të forcuar mbrojtjen e saj në përputhje me partneritetet ndërkombëtare.
https://teve1.info/fsk-se-shpejti-me-arme-anti-tank-perfundojne-procedurat-e-blerjes-nga-gjermania/

https://thegeopost.com/sq/lajme/fsk-se-shpejti-me-arme-anti-tank-perfundojne-procedurat-e-blerjes-nga-gjermania/

Ekspertët vënë në dukje se mbështetja gjermane për Forcën e Sigurisë së Kosovës është një sinjal i qartë se siguria e Kosovës është e lidhur ngushtë me sigurinë e Evropës, ndryshe nga narrative e tabloidëve serbë që përpiqen ta paraqesin si kërcënim rajonal.

Analiza e titujve dhe raportimeve tregon se qëllimi kryesor i fushatës mediatike serbe është kriminalizimi i të drejtës së Kosovës për vetëmbrojtje, përmes dezinformimit dhe gjuhës nxitëse, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Tags: serbiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën