TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Me zbatimin e marrëveshjes së Bratisllavës, kërkohet largimi i masave nga BE

Kosova po vazhdon me zbatimin e marrëveshjes për de-eskalim të arritur me BE-në, me 10 korrik në Bratisllavë. Tani pas largimit të edhe 25% të policisë nga komunat veriore, institucionet kërkojnë edhe heqjen e masave nga ana e BE-së. Njohësit e çështjeve politike thonë se BE duhet ta bëj këtë deri të hënën.

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Bislimi tregon 4 pikat për të cilat është pajtuar dje me Lajçakun

Nga sot e deri në një vendim të radhës, në katër komunat veriore do të qëndrojnë vetëm 50% e policëve të Kosovës që janë të angazhuar në ruajtjen e objekteve të komunave në atë zonë të shtetit.

Zvogëlimin për 25% të pranisë policore, kryeministri Kurti e ka cilësuar edhe si zbatim të marrëveshjes së Bratisllavës.

“Nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri të vendit tonë. Kjo vjen pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja që pardje mbajtën drejtues të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in. Ne po zbatojmë me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim”, ka thënë Kurti.

Tensionet e fundit në veri, kanë shtyrë Bashkimin Evropian të shqiptojë masa ndaj Kosovës. E për këto masa, nga zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për tëvë1 kanë thënë se BE, tani duhet t’i heq ato.

“Ne vazhdimësi e kemi theksuar qe masat ndaj Kosovës kane qene te padrejta dhe qe tashme duhen hequr. Qeveria e Republikës se Kosovës ka qene dhe mbetet e përkushtuar për de-eskalim, te cilën e dëshmoi dhe marrëveshja ne Bratisllave dhe implementimi ne hapat e saj nga ana e Kosovës”, thuhet nga zyra e zëvendëskryeministrit.

Analistja Arta Tahiri thotë se deri të hënën Bashkimi Evropian do të duhej të dilte me njoftim se janë larguar masat për Kosovën.

Televizioni ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga Bashkimi Evropian, në lidhje me atë nëse këto masa do të hiqen, por që deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Tags: BEheqja e masaveZbatimi i marreveshjes se Bratisllaves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shpërlau milionat përmes biletave të avionit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Gjermania publikon listën për miqësoret, nuk ftohet portieri Ramaj

Gjermania publikon listën për miqësoret, nuk ftohet portieri Ramaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën