TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Me simbole të Kosovës – Betohet kryetari i ri serb i Mitrovicës së Veriut

Milan Radojeviq nga Lista Serbe është betuar të premten për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut, nën simbole të Republikës së Kosovës. Ai pas betimit, tha se qytetarëve të kësaj komune do t’i sjellin prosperitet dhe jetë normale. Para nisjes së seancës për betimin e kryetarit, një asamblist nga Lista Serbe vendosi flamurin e “botës serbe”, për çka seanca u shty për 1 orë. Ndërkaq asamblistët nga partitë shqiptare, LVV dhe PDK kërkuan që mos të politizohet ky proces.

by Venhar Isufi
3 javë ago
1 0
A A

Paraprakisht u morën masat e sigurisë.

Përveç Policisë së Kosovës, pranë komunës së Mitrovicës së veriut u pozicionuan  edhe pjesëtarë të KFOR-it, për ta monitoruar situatën.

Krejt kjo pasi që në orën 11:00 brenda sallës së Kuvendit Komunal, pritej të fillonte seanca për betimin e kryetarit të ri të kësaj komune, Milan Radojeviq nga Lista Serbe.

Brenda sallës, të vendosur mbetën fotografia e presidentes së vendit, Vjosa Osmaani dhe flamuri i Kosovës.

Nuk vonoi shumë, erdhi edhe kryetari i ri, Radojeviq bashkë me asamblistët komunal.

Me ti zënë vendet, Marko Jakshiq asamblist nga Lista Serbe vendosi flamurin e “botës serbe” mbi tavolinë.

Kjo bëri që seanca të ndërpritet për 1 orë pasi që zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, u thirrën në ligjet në fuqi se një veprim i tillë nuk lejohet.

Pas disa diskutimeve me përfaqësues ndërkombëtarë nga BE dhe ambasada amerikane, Lista Serbe u kthye në sallë.

E Jakshiq e largoi edhe flamurin e “botës serbe” .

Pas këtij veprimi, radha i erdhi shpërndarjes së fletushkave me simbole të Kosovës mbi të cilën ishte edhe teksti për betim.

Milan Radojeviq, paraprakisht e nënshkroi betimin, më pas u betua edhe me  zë.

“Të nderuar këshilltarë, ju është dhënë mandati që të punoni së bashku në mënyrë të njëtrajtshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të punoni në interes të qytetarëve dhe në interes të komunës. Besoj se së bashku do t’iu sjellim qytetarëve tanë prosperitet, do të mundësojmë një jetë normale dhe përsëri do të jemi krenarë për atë multietnicitet dhe bashkëjetesë që ekziston në komunën tonë”.

Fjalë morën edhe asamblistët shqiptarë nga radhët e dy partive, Aida Doli nga LVV dhe Emir Azemi nga PDK.

“Ne jemi këtu të gjithë të barabartë nuk ka nevojë asgjë të politizohet. Kemi ardhë në mbledhje solemne, ta përfundojmë këtë procedurë ashtu si e don ligji, rendi, dëshirat mund të jenë të tjera kjo është ajo që duhet të respektohet. Mos te politizojmë”, deklaroi Azemi.

“Ne që jemi në këto ulëse, e kemi marrë besimin për atë që përfaqësojmë. Nuk kemi nevojë të bëjmë pyetje, a frikësohemi apo jo, ne jemi këtu për të konstituuar kuvendin komunal të Mitrovicës së veriut”, deklaroi Aida Doli – asambliste e LVV-së.

Ndërsa një qytetar për Tëvë1 u shpreh se shqiptarët dhe serbët duhet të bashkëpunojnë për të mirën e qytetit.

“Të jetë një qytet, të shohim, të bashkëpunojmë, të jemi njerëz. Kupton? Unë kështu e shoh këtë. Çka? Të grindemi për një shekull? Çka? E kuptoj, nga padurimi është kjo. Krejt Ballkani është i mallkuar. Ne do të zhdukemi, edhe shqiptarët, edhe serbët, edhe kroatët, na nuk jemi normalë! Budallenj! Ejani të bashkëpunojmë, vëlla, të pimë kafe, kupton? Të jetojmë, ore budallenj janë ata!… Nuk e di, unë nuk jam nga këtu, jam poshtë nga Rashka. Në momentin që është në Listën Srpska është kriminel, fajtor”, u shpreh ai.

Në fund të seancës, kryetari i ri, Milan Radojeviq tentoi të hynte në zyrën e kryetarit, por dera ishte e mbyllur.

Andaj javën e ardhshme, pritet të thirret seanca për dorëzim pranimin e detyrës.

Jashtë objektit, vazhdimisht kishte patrullimet të KFOR-it.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Ja sa ulëse fitojnë partitë në Kuvend pas rezultateve

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Ja sa ulëse fitojnë partitë në Kuvend pas rezultateve

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

🔴LIVE REZULTATET – Kosova votoi për zgjedhjet parlamentare

🔴LIVE REZULTATET – Kosova votoi për zgjedhjet parlamentare

Sadiku: Shteti nuk zhvillohet me ndihma, në arsim e shëndetësi ka pasur dështime të mëdha

Kandidati i LDK-së “vajton” me këngën e Medës: Ma mirë për mu mos t’kish ardh e hëna

Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën