TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Më shumë se 180 mjekë janë larguar nga Kosova

nga Besarta Mehmeti
30 Tetor, 2022
0
A A
​Rreth 3 muaj pa pagë, mjekët dhe infermierët e angazhuar gjatë pandemisë “harrohen” nga shteti

Krahas ikjes së mjekëve, jashtë vendit po largohen edhe infermierë të lëmive të ndryshme, të cilat përmes kompanive gjermane po gjejnë zgjidhje për t’u larguar.

Albulenë Shala, nga “Comsense Kosova”, e cila merret me rekrutimin e infermierëve, tha se interesimi për të ikur jashtë vendit, është shtuar më shumë në tre mujorin e fundit.

Kjo sipas saj po bëhet për shkak të kushteve të mira të punës dhe jetesës.

“Interesimi për të rinjtë është rritur shumë, ne këtë punë e bëjmë që tri vite por tre mujori i fundit e ka rritur interesimin shumë. Nuk janë ata vetëm për të mësuar gjuhën, por veçse e kanë mësuar vetë gjuhën pra tregon se rrugën e kanë arrë shumë moti për të shkuar në Gjermani. Se ku shkojnë, janë vende të ndryshme, pra në konceptetet tona, ata kanë të drejtë me zgjedh”, u shpreh ajo.

Ndonëse thotë se operojnë që një kohë të shkurtër, me shumicën prej kandidatëve nuk mund të merren. Ajo thotë se kandidatët tjerë kanë kërkuar që të shtohen edhe lëmitë tjera.

“Ata kanë ardh pa njohur, pa e pas licencën e punës nuk mundesh me shku, dhe ka qenë proces me mbërri deri këtu, e tash kanë filluar që grupet e para veçse janë gati dhe duke u transferuar për në Gjermani. Është shumë shtuar, gjatë tre mujorit të fundit që është rritur numri, si për infermierë por edhe për profile tjera ne kemi që vijnë pyesin dhe për profile tjera, kjo ka të bëjë me situatën momentale në Kosovë që e dimë se është pak e vështirë. Sa i përket interesimit, ajo ka qenë çdo herë, pra kemi pas shumë kandidatë por jo që me të gjithë mundemi të merremi”.

Imun nga ky fakt, nuk janë as mjekët. Pelurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës, tha se trajektorja e largimit të mjekëve nga Kosova është rritur dukshëm.

Ai ka thënë se parashikimet e OMK-së që deri në fund të vitit do të largohen 200 mjekë, mund të tejkalohet.

“Ajo trajektorja e largimit të kolegëve që janë duke u larguar jashtë Kosovës është duke u rritur. Derisa në fund të vitit të kaluar kemi pas 150 mjekë, deri më sot i kemi 185 mjekë, dhe presim që t’i afrohet atij parashikimi që e kemi pas në fillim të vitit që do të largohen rreth 200 mjekë, që është numër i madh, dhe që është shqetësuese, ndoshta jo për momentin pasi shumica janë të papunë por që shqetësimi fillon të rritet kur shohim se po largohen specializantë. Momentalisht nuk mund të krijojë probleme por se pas pesë vitesh, gjithsesi se po sepse këta është dashur të na zëvendësojnë neve që largohemi”, u shpreh Sejdiu, teksa shtoi se kjo krijon edhe një imazh të keq për gjeneratat e ardhshme.

Sejdiu ka folur edhe për qasjen sesi duhet të ndërmerret nga Qeveria, për ta ulur trendin e largimit nga Kosova. Ai ka thënë se Projektligji i Pagave, do ta ulte sado pak këtë numër.

“Ne para disa vitesh i kemi dhënë raportet tona me disa problematikë që duhet të merret ministri, dhe ndër to ka qenë çdo herë largimi, dhe ne i kemi propozuar edhe në draftligjin që po ndryshon, madje edhe në këtë të fundit. Me siguri që po. Sepse në sondazhe si arsye po del të jetë edhe paga e ulët. Pra me këto paga nuk shohin perspektivë”, u shpreh Sejdiu./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

I skadoi mandati në nëntor të 2023-tës, kryetari i KRPP-së ende ushtron funksionin me ushtrues detyre

I skadoi mandati në nëntor të 2023-tës, kryetari i KRPP-së ende ushtron funksionin me ushtrues detyre

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

Zjarr i madh në Golesh

Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës për Klube

Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 04.07.2025

Emisioni “Info Nata” 04.07.2025

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

Zjarr i madh në Golesh

Zjarr i madh në Golesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X