Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK nën shoqërinë e vajzës së saj.
E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi u shpreh se është paraqitur për të marrë dosjen për ditën e nesërme, ku edhe parashikohet të zhvillohet seanca në Apel për masën e sigurisë ndaj saj dhe ish bashkëshortit, Ilir Meta.
Kujtojmë që Monika Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie nën masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa ish bashkëshorti i saj, Ilir Meta ndodhet në burg për të njëjtat akuza./abcnews.al