TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Me ftesë të presidentit Macron, Rama nis vizitën dyditore në Francë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Me ftesë të presidentit Macron, Rama nis vizitën dyditore në Francë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Konkretisht, ditën e premte në orën 8.30, Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit. Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.

Të premten, në orën 12.30, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga presidenti francez Emmanuel Macron  me të cilin do të mbajnë edhe një deklaratë për shtyp.

Më pas, në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Në orën 14.45, Rama dhe Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Agjenda do të vijojë në orën 16.00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja  e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni./Abcnews.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë ndërhyrje nëse përshkallëzohet lufta Izrael-SHBA kundër Iranit

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Takimi Abdixhiku–Giaufret: LDK kërkon marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit dhe thellim të bashkëpunimit me BE-në

Takimi Abdixhiku–Giaufret: LDK kërkon marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit dhe thellim të bashkëpunimit me BE-në

BMW shpjegon pse vendosi për timonin e pazakontë në modelet i3 dhe iX3

BMW shpjegon pse vendosi për timonin e pazakontë në modelet i3 dhe iX3

A hahen vezët çdo ditë?

A hahen vezët çdo ditë?

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

​Rama paralajmëron renovimin e shkollës “Ismail Qemali” pas përfundimit të shkollave të reja

Rama njofton: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Rama njofton: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Shqipëria surprizon me përbërjen ndaj Polonisë

Sylvinho mund të largohet nga Shqipëria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën