Forca e Sigurisë së Kosovës, së shpejti do të furnizohet me pajisje të reja ushtarake, prodhim amerikan.
Kjo erdhi pasi Ministria e Mbrojtjes nënshkroi kontratë me kompaninë amerikane, AM General.
E pajisja ushtarake që së shpejti pritet ta ketë FSK, është Haëkeye 105mm një obus i lehtë dhe shumë i manovrueshëm, i integruar mbi platformën taktike mjet shumëfunksional me rrota.
Ky sistem kombinon fuqinë e zjarrit të artilerisë tradicionale me shpejtësinë dhe fleksibilitetin e një mjeti të lehtë ushtarak, duke i mundësuar njësive të artilerisë reagim të shpejtë dhe zhvendosje të menjëhershme pas veprimit.
Një nga veçoritë kryesore të Haëkeye është sistemi i avancuar i kontrollit te zjarrit, i cili mundëson saktësi të lartë dhe kohë të shkurtër përgatitjeje për qitje.
Obusi 105 milimetërsh është i aftë të përdorë municion standard të NATO-s.
“Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta. Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, ka njoftuar Maqedonci.
Për rritjen e kapaciteteve ushtarake, ka folur edhe profesori i kriminalistikës, Fatmir Collaku i cili ka vlerësuar se rritja e kapaciteteve ushtarake për FSK-në po bëhet në kohë të duhur.
“ Ka domethënie ma të madhe më të rëndësishme kjo iniciativë duke e ditur faktin që në regjion dhe në kufij tanë ka provokime dhe ka pas provokime si dhe ndryshimet e shpejta që po ndodhin në nivel të kontinentit janë rrethana të domosdoshme që interferojnë që Kosova të përgatitet ushtarakisht të jetë në hap me kohën dhe kësisoj të jetë e gatshme FSK-ja përkatësisht Republika e Kosovës në një të ardhme të afërt nëse sfidohet nga fqinji ynë vgeriorë i cili paraqet permanent për neve”, ka thënë Collaku.
Collaku shton se FSK do të pajiset edhe me mjete tjera ushtarake.
“Pajisjet ushtarake janë të nevojshme si ato të artlierisë së rëndë, për cfarë po flasim, por edhe të tjera të modernizuara teknoloigjisë s ë fundit që ka të bëjë më detektimin e fluturakeve pa pilot dhe mbrojtjen ajrore nga kushdo qëoftë që cenon hapësirën ajrore”, është shprehur tutje Collaku.
Së fundi, Ministria e Mbrojtjes ka blerë edhe dronë SkyDagger të prodhimit turk.






