TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Me aktivitete të ndryshme në Prishtinë shënohet 26-vjetori i Policisë së Kosovës

Sot Policia e Kosovës ka shënuar 26 vjetorin e themelimit me aktivitete të shumta në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqytet, ku pjesë e tyre ishin edhe nxënës të shkollave të ndryshme. Fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e njësive të Policisë dhe të shprehin mbështetjen e tyre për uniformën e shtetit.

by tëvë1
4 muaj ago
1 0
A A

Autore:Jona Kelmendi

Këtë të premte në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, fëmijë nga shkolla të ndryshme janë mbledhur për të shënuar 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Të veshur me bluza dhe kapele me logon e policisë, ata patën mundësinë të njihen nga afër me njësitë speciale, qentë e trajnuar dhe pajisjet e policisë.

Fëmijët shprehën urime dhe përshtypjet e tyre për këtë ditë.

“I uroj Policisë së Kosovës ditën e policëve dhe uroj të kenë shëndet”, tha nxënësja Jona Baliu.

“Për mu aktiviteti sot është kon vendi ma i miri që e kemi vizitu me klasë dhe është kon shumë mirë”, tha Zgjim Beka.

“Mu sot m’ka pëlqy për qentë se çfarë aktivitete kanë bo edhe se si na kanë shoqëruar neve” shprehet nxënësja Madia Obrazhda.

Edhe mësuesit vlerësuan aktivitetet e prezantuara.

“Po e shoh shumë madhështor pasi që janë pjesëmarrës edhe fëmijët edhe e shohin prej së afërmi çka bën Policia jonë e mrekullueshme. Tërë javën jemi përgatitë për këtë ditë, entuziazmi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm, janë përgatit në maximum”, tha Suzana Xhemajli – mësuese në shkollën Qamil Batalli.

Derisa theksuan rëndësinë e tyre për edukimin dhe afërsinë e fëmijëve me Policinë.

“Është një ditë e veçantë për Kosovën, për fëmijët e Kosovës, për Policinë e Kosovës për arsye se po shënojmë një përvjetor të rëndësishëm ku Policia e Kosovës mundohet çdo herë me kry punën e vet karshi përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve për sigurinë e tyre në një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm”, tha Florim Shabani – mësimdhënës në shkollën “Emin Duraku”.

E në anën tjetër majori i Policisë, Ramadan Ahmeti tha se këto aktivitete janë organizuar për të afruar qytetarët, veçanërisht fëmijët me punën e Policisë.

“Këtu kemi ekspozu si drejtori kemi ftu njësi të ndryshme të Policisë për të tregu se si ata operojnë në baza ditore në orarin e tyre të punës, por njëkohësisht duke mendu me qenë interesant edhe për fëmijët për të kuptu se cilat janë specifikat edhe punët siç patëm mundësinë me pa njësitë e qenëve”, tha ai.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe ministri në detyrë, Xhelal Sveçla i cili tha se zyrtarët policorë angazhohen çdo ditë e pa kursim për sigurinë e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

Aktivitete të tilla për 26 vjetorin e themelimit Policia ka zhvilluar edhe në disa komuna të tjera të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave

Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku falënderon votuesit: Rezultati i LDK-së është verdikt i qytetarëve

Vllasi: Opozita e ka inat Vjosa Osmanin sepse ka ndarë një “fole” me Albin Kurtin

Vllasi: Opozita e ka inat Vjosa Osmanin sepse ka ndarë një “fole” me Albin Kurtin

Vedat Muriqi në mesin e 10 golashënuesve më të mirë të Evropës

Vedat Muriqi në mesin e 10 golashënuesve më të mirë të Evropës

Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave

Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave

Erling Haaland shpallet më i miri në Norvegji

Erling Haaland shpallet më i miri në Norvegji

Reagon më në fund edhe KB Bashkimi për turpin në Prizren

Reagon më në fund edhe KB Bashkimi për turpin në Prizren

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku falënderon votuesit: Rezultati i LDK-së është verdikt i qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën