Në këtë seancë, Kusari-Lila ka thënë se përveç pikave të zakonshme të rendit të ditës, do të diskutohet edhe për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Ajo tha se për formin e këtij komisioni ekzistojnë dy forma në të cilat mund të procedohet tutje.
“E para, mund të tërhiqen nënshkrimet e njërit grup parlamentar, në këtë rast AAK-së me nënshkrime më pak, dhe të merren nënshkrimet e Listës Serbe apo të tërhiqet krejtësisht kërkesa dhe të procedohet i njërit grup parlamentar të opozitës dhe të votohet në atë përmbajtje. Në formacionin aktual si është dorëzuar, bllokohet formimi i këtij komisioni, siç ka ndodhur edhe më herët”, tha Kusari-Lila para mediave. /teve1.info/







