TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

MD e dënon gjuhën e urrejtjes lidhur me shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
BE për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe me bazë gjinore e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit lidhur me shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, raporton teve1.info

Përmes një deklarate për medie të Minsitrisë së Drejtëisë, ky grup ka shprehur reagim ndaj retorikës së tillë.

Reklamë

“Pas deklarimeve me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit të shprehura në parlament dhe në medie, kundër projektligjit mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, si dhe kundër autonomisë trupore së grave, Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore shpreh reagim të njëzëshëm ndaj retorikës së tillë. Ne theksojmë nevojën për të përqendruar diskutimet në lidhje me shëndetin riprodhues në bazë të fakteve dhe në prizmin e të drejtave të njeriut, duke shmangur gjuhën e urrejtjes që ulë parimet themelore të barazisë gjinore dhe autonomisë së grave”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, kjo përgjigje thekson angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të individëve, veçanërisht të grave, për të marrë vendime të informuara lidhur me zgjedhjet e tyre riprodhuese, pa diskriminim dhe paragjykim.

“Këto të drejta, janë të garantuara edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlerat mbi të cilat qëndron Kushtetuta e vendit i ka vendosur në Nenin 7: “Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respetimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit ligjit, mosdiskriminimit,[…]”(paragrafi 1) dhe “Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, […].” (paragrafi 2). Po ashtu, në relevancë me reagimin tonë është edhe neni 26 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që garanton, se:

“Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/të saj, që përfshin:

1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj;

2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin”;

3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin”;

4)të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij”, thuhet në komunikatë.

Projektligji mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, përcakton të drejtat e shëndetit riprodhues përfshirë riprodhimin, informimin, edukimin dhe këshillimin mbi shëndetin seksual dhe riprodhues përgjatë gjithë ciklit jetësor, amësinë e sigurt, planifikimin e familjes, parandalimin dhe trajtimin e përshtatshëm të infertilitetit, shërbimet për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS-it, si dhe infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues, parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtim të sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues dhe karcinomës së gjirit dhe jetën seksuale dhe riprodhuese me vullnetin e saj/tij.

Rregullimi i kësaj fushe krijon mundësinë për organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësinë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin, për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues, me qëllim të ruajtjes, promovimit, përmirësimit të të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues.

Ne, anëtarët e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore ngrisim zërin për të promovuar një mjedis parlamentar konstruktiv dhe të respektuar, që zhvillon politika progresive në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolona të gjata mëngjesin e së shtunës në pikat kufitare

Deri në 1 orë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Kolona të gjata mëngjesin e së shtunës në pikat kufitare

Deri në 1 orë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Hapat e thjeshtë që ta mposhtni lodhjen pas punës

Hapat e thjeshtë që ta mposhtni lodhjen pas punës

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Reali i fortë për Oviedon

Reali i fortë për Oviedon

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X