Një 12-vjeçar nga komuna e Prizrenit është mbytur sot rreth orës 15:00 në plazhin e madh në Ulqin.
Sipas medias malazeze Vijesti, djali ka qenë në plazh me vëllain dhe kunatën, por askush nuk e ka vërejtur se ai po mbytej në ujë.
Ai është nxjerrë në breg nga një turist tjetër nga Kosova, i cili e kishte vërejtur se fëmija po notonte në mënyrë të panatyrshme. /Teve1.info/