TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbyllja e komunave paralele serbe në veri, flasin ekspertët e sigurisë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Policia e Kosovës me aksion në veri të Mitrovicës

Mbyllja e pesë komunave paralele serbe në veri nga njohës të sigurisë po vlerësohet të jetë konform zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami tha për KosovaPress se aksioni i djeshëm policor është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, dhe se është një test i mirë për vetë shtetin tonë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Ndërsa për mbylljen e komunave paralele serbe pati reagime nga ndërkombëtarët, Islami vlerëson se situatën në veri mund ta përshkallëzojë vetëm bashkësia ndërkombëtare, e që sipas tij “ata siç duket janë të interesuar që mos të ketë qetësi në veri.”

“Pra, aksioni i djeshëm përveç që ishte në përputhje me ligjin dhe me kushtetutën tregoi që askujt nuk i pengon që institucionet të Republikës së Kosovës, të veprojnë komfor ligjit dhe Kushtetutës së vendit. Përshkallëzim të situatës, mund ta përshkallëzojë vetëm bashkësia ndërkombëtare, sepse ata, siç duket, janë të interesuar që mos të ketë qetësi në veriun e Kosovës, sepse edhe para 24 shtatorit të vitit të kaluar me rastin e Banjskës, kemi pasur të njëjtën situatë ku madje Kosova edhe ishte dënuar me sanksione. Prandaj, edhe kësaj radhe prapë bashkësia ndërkombëtare do të bie në provim, sepse institucionet e vendit kanë të drejtë dhe kur është parasysh që vetë serbët lokalë janë të interesuar që të vendoset rend dhe ligj dhe ata sa më parë të jetë e mundur që të jenë pjesë e vendimmarrjeve të veta aq më mirë është për ta dhe për të gjithë ata që jetojnë në veriun e Kosovës dhe për Republikën e vendit”, potencoi Islami.

Islami theksoi se shteti i Kosovës është duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit dhe se shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare janë të ngritura artificialisht.

“Operacioni i djeshëm i institucioneve të sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal është në vazhdën e zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës të marrëveshjeve të mëparshme, ku përmes Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar një marrëveshje se strukturat ilegale paralele të shuhen. Dhe kur të jetë parasysh që shteti i Kosovës është duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit dhe marrëveshjet e tilla, atëherë të gjitha këto tensione të cilat po përpiqen disa vende të bashkësisë ndërkombëtare që artificialisht të ngrenë shqetësime, bien ndesh me ato se çfarë është nënshkruar dhe çfarë kanë thënë më parë. Prandaj, dje ishte një test i mirë edhe për institucionet e Republikës së Kosovës edhe për vetë ndërkombëtarët, sepse atë çfarë e thanë ndërkombëtarët nuk doli të jetë ashtu, sepse qytetarët serbë të veriut të Kosovës dhe komuniteteve të tjera janë të interesuar qe të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe të zbatojnë ligjet e këtij vendi’, tha Islami.

Ndaj aksionit në veri kanë reaguar SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, duke thënë se veprimet e tilla kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e vrasjes së veprimtarit Xhemail Mustafa

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e vrasjes së veprimtarit Xhemail Mustafa

Kurti merr pjesë në shënimin e 117-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Kurti merr pjesë në shënimin e 117-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Dy të arrestuar në Suharekë, u kapën me mbi 300 gramë kokainë

Osmani: Xhemail Mustafa, një nga zërat më të artikuluar për liri dhe pavarësi

Osmani: Xhemail Mustafa, një nga zërat më të artikuluar për liri dhe pavarësi

Renditja tabelare pas xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës

Superliga vazhdon me tri duele

Mbi 90 përqind e ‘San Siros’ do të shembet

Sonte luhet Derbi i Madonnina-s

Ylli pëson edhe nga Prishtina

Dy ndeshje në elitën e basketbollit

Të paktën 90 persona të vdekur nga përmbytjet në Vietnam

Të paktën 90 persona të vdekur nga përmbytjet në Vietnam

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e vrasjes së veprimtarit Xhemail Mustafa

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e vrasjes së veprimtarit Xhemail Mustafa

Kurti merr pjesë në shënimin e 117-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Kurti merr pjesë në shënimin e 117-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Dy të arrestuar në Suharekë, u kapën me mbi 300 gramë kokainë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën