Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, e vlefshme për grupin B të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Spanjollët kanë shkuar në pushimin 15 minutësh me epërsi minimale 1-0, me golin e realizuar nga Ferran Torres n minutën e 13 të ndeshjes, raporton KosovaPress.
Me një humbje eventuale, Shqipëria do të eliminohej nga ky kampionat.
Kroacia dhe Italia që janë në grup me Shqipërinë dhe Spanjën kanë luajtur pa gola në pjesën e parë.