Autori: Adea Mustafaj
Kjo letër e vendosur në derën e këtij biznesi në Pallatin e Rinisë, po paralajmëron qytetarët për mbylljen e përkohshme të tij.
Për biznesin me 25 punëtorë është marrë ky vendim nga menaxhmeti i Pallatit, pasi pronarët e biznesit nuk po pranojnë që ta ndryshojnë hapësirën në të cilën operojnë.
Në një përgjigje për Tëvë1, nga kjo ndërmarrje kanë theksuar se biznesit ia ofruan një zgjidhje, pasi për shfrytëzimin e hapësirës ekzistuese, biznesit në fjalë tashmë i ka skaduar kontrata.
“Qiramarrësi është njoftuar me kohë, mbi 30 ditë më herët, për mbarimin e kontratës, ashtu siç përcaktohet në afatin e kontratës, dhe për më tepër të njëjtit vazhdimisht janë njoftuar edhe verbalisht se hapësira në fjalë, sipas planit ideor të ndërtimit, duhet të kthehet në destinimin e saj fillestar – Galerinë. Qiramarrësit të njëjtë i kemi ofruar mundësinë e rikthimit në hapësirën e mëparshme, në mënyrë që hapësira aktuale të lirohej për interes publik dhe të kthehej në identitetin e saj fillestar, për të cilin është ndërtuar. Megjithatë, pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme përmes vendimeve administrative dhe kërkesave për lirimin e hapësirës, qiramarrësi ende edhe pas datës 31.07.2025 vazhdon ta mbajë hapësirën të uzurpuar dhe pa kontratë valide”, thuhet në ragimin e Pallatit të rinisë.
Mirëpo, avokati i biznesit, Skënder Musa, thotë se tashmë rastin e kanë dërguar në gjykatë, pasi mbyllja e biznesit është bërë jashtëligjshëm.
“Lënda është dërgu në gjykatë me padi dhe propozim për vendosjen e masës së sigurisë në gjykatën komerciale departamenti për çështje ekonomike ne presim qe ajo të shqyrtohet pasinqë masat e sigurisë janë urgjente gjithashtu është njoftu edhe nga ana e gjykatës Pallati i Rinis me qellim që të japin përgjigje lidhur me propozimin për vendosjen e masës përkundër faktit që pallati ka informacione zyrtare por edhe ne si përfaqësues i palës paditëse e kemi njoftu Pallatin e Rinis që kemi dorzu padi edhe propozim për vendosjen e masës së sigurisë ata kanë fillu me veprime të njëanëdhme”, është shprehur avokati Skender Musa.
Avokati pretendon se arsyeja e vërtetë që qëndron pas vendimit, është se hapësira do të përdoret për fushatë elektorale.
“Sipas informacioneve që kanë paditësit urdhëri është prej kryetarit të komunes së Prishtinës ta lirojnë lokalin për shkak që ta shfrytëzojnë për fushatë elektorale kjo është jashtëzakonisht shqetësuese prandaj ne presim që gjykata të reagojë dhe të vendosë drejtësinë sepse për tu shfrytëzuar një lokal për 1muaj 2 për fushatë elektorale qoftë ajo për ndonjë galeri të arteve do të mbesin 25 familje pa bukë dhe të shkatërrohet një biznes është e pa pranueshme”, është shprehur tutje ai.
Biznesit, në mbrojtje i ka dal edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve.
“Kanë marr një vendim jo parimor, të ngushëm, të shpejt dhe sipas kontratës duhet së paku gjashtë muaj paraprakisht të gjejnë një rrugë të përbashkët qiradhënësi dhe qiramarrësi për të liruar lokalin dhe për të bërë një zgjidhje…..Gjith këjo dërgon imazh të keq për çdo biznes të Kosovës, për çdo investitor që vjen në Kosovë dhe kjo krijon pasiguri dhe freksim të investitorëve dhe I bizneseve të Kosovës me këto veprimë të një anshme dhe pa vendim gjykate” , ka thënë Shahini.
Përkundër këtyre pretendimeve, nga ndërmarrja kanë thënë se në rast se hapësira nuk do të lirohet brenda javës, atëherë do të intervenojnë, duke larguar mallin, për të cilin theksojnë se nuk do të mbajnë përgjegjësi.