TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbyllen 28 struktura paralele serbe në 10 komuna të vendit

Policia e Kosovës në koordinim me ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kryen një aksion mëngjesin e sotëm në dhjetë komuna të Kosovës duke mbyllur 28 komuna paralele serbe.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
2 0
A A

Urdhri për t’u larguar flamuri i Serbisë u respektua.

E gjithashtu edhe vendimi për të cilin shkuan hetuesit policorë e inspektorë të Ministrisë së Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë.

Nuk vonoi shumë u vendosën edhe shiritat e sigurisë.

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kanë realizuar aksion të gjerë në dhjetë komuna në objektet e strukturave paralele serbe përfshirë edhe komunën e Graçanices, ku në këtë lokacion është mbyllur posta e Serbisë e cila ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës

Punëtorët e Postës së Serbisë u larguan nga aty, por me këtë vendim nuk qe i kënaqur drejtori i kësaj njësie në Graçanicë, Ivan Milojeviq.

Ai akuzoi kryeministrin e vendit Albin Kurti se ky vendim u bë për fushatë zgjedhore.

“E shihni çfarë ndodhi sot, erdhën policia të mbyllin postën. Thonë se është përkohësisht deri të aplikojmë për licencë. Por nuk shoh asgjë të përkohshme, as qëllim të përkohshëm, por tjetër qëllim. Si në veri, edhe në jug, qëllimi është që të largojnë postën nga tryeza në Bruksel. Sepse për postën po dialogohet, edhe shumë mirë e di Albin Kurti që po bisedohet por i duhet të bëjë film para zgjedhjeve. Edhe atë film të keq. Film si më parë kur me polici bënte shtypje dikush tjetër, sot ai e bën në popullin serb. Mendoj që është kampanjë negative, dhe që do t’i bie në kokë”, tha ai.

Aksioni vazhdoi pak metra më poshtë në komunën paralele serbe të Prishtinës e cila ka funksionuar sipas ligjeve të Serbisë.

Kështu u mbyllën 28 struktura paralele dhe 5 qarqe komunale të Strukturave Paralele serbe.

Për këtë veprim, reagim pati nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi.

“Nga sot kapitulli i institucioneve paralele, ilegale kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës mbyllën në Banjë e gjithandej pjesë tjera të Republikës së Kosovës objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të të gjitha mbetjet  e institucioneve paralele përfundojnë”, tha Sveçla

“Nga sot 28 komunat paralele kriminale të Serbisë në Kosovë në 5 qarqe të tyre mbyllen përfundimisht. Këto institucione paralele kriminale të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, tha Elbert Krasniqi, minister i Pushtetit dhe Administrimit Lokal.

Reagim të menjëhershëm pas këtij aksioni pati edhe nga Beogradi zyrtar.

“Ne po monitorojmë me vigjilencë zhvillimin e mëtejshëm të situatës dhe do të marrim të gjitha masat për të mbrojtur popullsinë serbe nga sulmet e reja të Albin Kurtit, i cili me sa duket e ka shndërruar fushatën e tij zgjedhore në vazhdim të shfryrjes ndaj popullit tonë”, tha kryeministri serb.

E në anën tjetër, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë se nuk e kanë autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje në lokacionet ku u mbyllën struktura paralele serbe.

Sipas Prokurorisë, nuk ka pasur kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga institucionet gjegjëse, duke shtuar se s’ka pasur kurrfarë prove “për t’u krijuar dyshimi i bazuar se është duke u kryer ndonjë vepër penale që bie nën kompetencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë”.

 

Tags: mbyllja e strukturave paralele
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Avokati i Popullit ngre shqetësime për funksionimin e Speciales

​Avokati i Popullit ngre shqetësime për funksionimin e Speciales

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti: Rastet e keqtrajtimit janë përgjegjësi e komunave, ministria vetëm harton politika

Hoti: S’jam i bindur se Projektligji për Specialen sjell ndryshimet e nevojshme

Naskoviq mohon akuzat për krime lufte, Prokurori: Do të dëshmohet se i akuzuari ka kryer krime

Naskoviq mohon akuzat për krime lufte, Prokurori: Do të dëshmohet se i akuzuari ka kryer krime

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria themelon grupin punues për strategjinë e Apelit në Hagë

​Avokati i Popullit ngre shqetësime për funksionimin e Speciales

​Avokati i Popullit ngre shqetësime për funksionimin e Speciales

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti: Rastet e keqtrajtimit janë përgjegjësi e komunave, ministria vetëm harton politika

Hoti: S’jam i bindur se Projektligji për Specialen sjell ndryshimet e nevojshme

Lukaku preferohet para Muriqit në Champions

Lukaku preferohet para Muriqit në Champions

Naskoviq mohon akuzat për krime lufte, Prokurori: Do të dëshmohet se i akuzuari ka kryer krime

Naskoviq mohon akuzat për krime lufte, Prokurori: Do të dëshmohet se i akuzuari ka kryer krime

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria themelon grupin punues për strategjinë e Apelit në Hagë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Komisioni për të Pagjeturit: Në veri të Kosovës janë gjetur mbetje mortore të së paku 3 personave

Në varrezat e Shipolit gjenden mbetje eshtërore, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën