TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbulesa lë jashtë bankave shkollore një 18 – vjeçare

by Doresa Geci
12 muaj ago
0
A A
Mbulesa lë jashtë bankave shkollore një 18 – vjeçare

Një nxënëse nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë nuk është lejuar të hyjë në shkollë për shkak të mbulesës. Është java e katër që A.D 18 vjeçare nuk po ndjekë mësimin për shkak të një udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e uniformave fetare. Për këtë imami, Labinot Maliqi kërkoj që ky udhëzim të shfuqizohet dhe vajza në fjalë të rikthehet në shkollë.

Viti i ri shkollor nuk filloj për një 18 vjeçare në Pejë.

A.D u përjashtua nga gjimnazi “Bedri Pejani”, për shkak se ajo vendosi shaminë.

Krejt kjo pasi udhëzimi administrative i cili është në fuqi ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla.

Drejtori i arsimit në Komunën e Pejës thotë se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare për përjashtimin e 18 vjeçare nga shkolla ani pse në fillim të vitit kishte biseduar me drejtorin e shkollës nga i cili kishte kërkuar zbatimin e udhëzimit administrativ.

“Zyrtarisht më herët jam njoftuar prej drejtorit se një vajzë është ka vjen me shami i kamë thënë që është udhëzimi administrativ që e rregullon këtë çështje. Pas një jave maturantët kanë shkuar në ekskursion dhe pas ekskursionit nuk kam asnjë informacion zyrtar as prej shkollës as prej prindërve që është largu. Më se pari çështjen e shqyrton shkolla me pastaj shkolla mundet me mu drejtu me një kërkesë por edhe pala mundet me mu drejtu por zyrtarisht nuk kam ndonjë kërkesë dhe nuk po e shoh të arsyeshme me u marrë më këtë çështje”, shprehet Naser Gega, drejtor i Arsimit në Komunën e Pejës.

E për këtë arsye, Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi të hënën mbajti një konferencë para Ministrisë së Arsimit ku kërkoj që të bëhet shfuqizimi i këtij udhëzimi si dhe 18 vjeçarja të rikthehet në bankat shkollor.

“Shpresoj dhe urojë që drejtori i shkollës “Musa Nikqi” në gjimnazin “Bedri Pejani”do ju bashkohet kolegëve të tij, dhe të kuptoj që një nxënëse e asaj mosh mund të vendos vetë për jetën e vet. Nuk dëshiroj që vajza A.D të shpërngulet në Prishtinë apo ndonjë komunë tjetër ku stafi i këtyre shkollave nuk e sheh problem bartjen e shamisë. Bëjë thirrje institucioneve përgjegjëse të shfuqizojë paragrafin 1.13 të nenit 3 të udhëzimit administrativ 06/2010-14 që padyshim do ndalë keqkuptimet dhe përçarjet në shoqërinë kosovare”, tha ai.

Por ky nuk është rasti i vetëm, ku vajzat janë përjashtuar nga shkolla për shkak të mbulesës.

“Vetëm unë që jam njoftuar nga familjaret gjatë këtyre viteve i kam pasur mbi 50 raste në nivel të Kosovë dhe të gjitha me ndërmjetësim me mirëkuptim janë kthyer përsëri në shkollë duk bartë shaminë e tyre prandaj kemi këtë rast që urojmë që së shpejti kjo vajzë ministrja Nagavci të kthejë në shkollë”, u shpreh Maliqi.

Për këtë rast madje, Prokuroria ka nisur edhe hetimet.

“Ne kemi hapur rast që eventualisht a ka elemente të veprës penale mos lejimit e vajzës për të shkuar në shkollë për këtë rast prokurori i shtetit pasi që ta pranoj rastin do ta analizoj a ka elemente të veprës penale dhe në rast se ka elemente të veprës penale do të merren masat ligjore, në rast se nuk ka elemente të veprës penale do të udhëzohet që të merren masat administrative”, tha zëdëhënsi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Për avokatin, Asdren Bytyqi, udhëzimi administrative i cili ndalon bartjen e uniformave fetare është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Udhëzimi administrativ për shkollat e mesme i cili përfshinë edhe çështjen e kufizimit të uniformave fetare është i kundërligjshëm madje është edhe kundër kushtetues për arsye se me ligjin për arsim nuk mund të kufizohet për asnjë shkak e drejta e drejta e arsimit në nivelin e ulët dhe të mesme”, tha avokati Bytyqi.

Tëvë 1 ka provuar të marr një qëndrim përmes telefonit edhe nga drejtori i shkollës por nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.

Tags: 18-vjecaraj jashte shkolleMbulesareagime
ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Një burrë gjendet i vdekur në Kllokot, rasti nën hetime

Bersant Celina flet për Kosovën, shpreson të ftohet në tetor

Bersant Celina flet për Kosovën, shpreson të ftohet në tetor

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Një burrë gjendet i vdekur në Kllokot, rasti nën hetime

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer në Malishevë

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën