TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbrojtja kundërshton akuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit, kërkon lirimin e tyre

Ka vazhduar edhe sot deklarimi i mbrojtjes së krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. Mbrojtja e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit deklaruan se ZPS-ja nuk ka arritur të provojë asnjë nga akuzat ndaj tyre.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
0 0
A A

Ka vazhduar të premten deklarimi i mbrojtjes së Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Avokati i tij, Geoffrey Roberts tha se provat e parashtruara nga ZPS janë kontradiktore dhe jo të besueshme.

Sipas avokatit tjetër, Eric Tully, ZPS në asnjë moment nuk e ka bërë të qartë argumentet e veta për autorësinë e materialeve që iu atribuuan Selimit.

“Dëshmitarëve iu treguan faqe individuale në një mënyrë të dyshimtë gjatë gjykimit por pa u gjetur kush ishte autori i këtyre materialeve. Praktika strategjike e Prokurorisë në fakt është e qëllimshme në mënyrë që ta linte mbrojtjen pezull deri në fund të gjykimit që mbrojtja të gjendej në një moment të vështirë që të mos dinte se çfarë të bënte me dokumentet në fjalë dhe i vetmi refren që përsërisin ishte se këto janë sekuestruar prej Selimit”, deklaroi avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully.

Ai shtoi se Prokuroria duket se nuk është e vendosur sa i takon përshkrimit të autoritetit të Selimit.

Tully hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale se Rexhep Selimi themeloi policinë ushtarake në prill të 1999.

“Mendoni se sa i rëndësishëm është rolit i shefit operativ të policisë së një vendi në një situatë jashtë konflikti në Kosovë në qershor 1999. Kjo do të ishte një detyrë herkulane, minimalisht duhet të kishim pritur urdhra, udhëzime që të buroni prej këtij komandanti operativ drejtuar vartësve, por s’kemi parë asnjë të tillë. Asnjë shembull të ndonjë urdhri, një udhëzimi, në asnjë moment, asnjë policie, në asnjë zonë të Kosovës as nuk është lëshuar nga Selimi, dhe as në emër të zotit Selimi”.

Po këtë ditë, pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse nga mbrojtja e Selimit, nisi deklarimin edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Avokatja e tij deklaroi se akuza ndaj Krasniqit nuk do duhej ngritur fare, pasi ZPS po vazhdon t’i qëndrojë prapa qëndrimit të vetë fals dhe të pambështetur.

“Kjo është një akuzë që nuk do të duhej që të ishte ngritur fare dhe kur u ngrit ZPS humbi tre mundësi për të analizuar më mirë qëndrimin e saj. Ne parashtrojmë që ZPS duhet ta kishte tërhequr këtë akuzë në një fazë shumë të më të hershme, por ajo nuk e bëri një gjë të tillë”.

Sipas saj, emri i tij përdoret nga ZPS për ngjarje e incidente të pretenduara ku klienti i saj nuk ka fare lidhje.

“Një element tjetër i çuditshëm në dosjen e prokurorisë është që në mënyrë të vazhdueshme i mbyll sytë përpara çdo prove që nuk i përshtatet narratives së prokurorisë, ZPS as nuk e pranoi ekzistencën e provave shfajësuese”, deklaroi avokati i Krasniqit, Venkatesari Alagendra.

Sot është dita e pestë prej kur kanë nisur deklaratat përmbyllëse të palëve.

Kjo fazë ka nisur me parashtrimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku kryeprokurorja Kimberly Uest ka kërkuar dënim me burgim nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Osmani i jep zemër Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Osmani përgëzon Kuvendin për miratimin e marrëveshjeve që sjellin mbi 1 miliard euro investime

Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Osmani i jep zemër Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Osmani përgëzon Kuvendin për miratimin e marrëveshjeve që sjellin mbi 1 miliard euro investime

Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

BE thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara

BE-ja mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Mbrojtja kundërshton akuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit, kërkon lirimin e tyre

Mbrojtja kundërshton akuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit, kërkon lirimin e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën