TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

by Tëvë1
1 orë ago
2
A A
Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Avokatja e Hashim Thaçi, Sophie Menegon, i ka kërkuar trupit gjykues që të detyrojë dëshmitarin holandez Koen Herlaar t’u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes, pasi sipas saj ai ka refuzuar të përgjigjet duke u thirrur në konfidencialitet, pa ofruar bazë ligjore.

Menegon tha se dëshmitari i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka paraqitur ndonjë vendim apo kërkesë formale sipas rregullave përkatëse që do ta lejonte të mos përgjigjej.

“Dua të theksoj kundërshtimin tonë lidhur me refuzimin e dëshmitarit për t’u përgjigjur në pyetje për shkak të konfidencialitetit. Sipas nesh, nuk është dhënë asnjë bazë ligjore për këtë refuzim”, deklaroi Menegon.

Ajo shtoi se në raste të tjera, kur dëshmitarë të institucioneve ndërkombëtare janë thirrur në konfidencialitet, është ndjekur procedura sipas rregullës 107 dhe me miratim të trupit gjykues.

Sipas saj, në këtë rast Prokuroria ose është dashur të paraqiste kërkesë sipas rregullës 107, ose të kërkonte autorizim sipas rregullës 211, në mënyrë që dëshmitari të mos përgjigjej për çështje që lidhen me informacione konfidenciale.

“Rregulla 141 parashikon që një dëshmitar që paraqitet para trupit gjykues duhet të japë dëshmi, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe me ligj. Ne kërkojmë që dëshmitari ose t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve gjatë kundërpyetjes, ose dëshmia e tij të mos merret parasysh”, theksoi ajo.

Nga ana tjetër, prokurori Joshua Hafetz tha se informacioni i përfshirë në raportin e ekspertit është i mjaftueshëm për gjykatën.

“Le të lejohen ekipet e mbrojtjes t’i bëjnë të gjitha pyetjet që i konsiderojnë të rëndësishme. Ai do të përgjigjet aty ku mundet. Ne besojmë se informacioni në raportin e tij mbi mënyrën se si ka kryer analizën është i mjaftueshëm për këtë gjykim. Pastaj, ju vendosni peshën që do t’i jepni dëshmisë së tij”, tha prokurori.

Gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christopher Gosnell, e cilësoi situatën si të pazakontë.

“Jemi në një situatë të pazakontë, sepse pranimi i dëshmisë është kushtëzuar nga vendime të ardhshme. Presim parashtrime të mëtejshme nga mbrojtja dhe më pas do të vendosim për mjetet juridike përkatëse”, deklaroi ai.

Dëshmia e ekspertit të kriminalistikës, Koen Herlaar, po zhvillohet pjesërisht në seancë private.

Ky është dëshmitari i dytë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë. Të pestë janë deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, ndërsa mbrojtja ka kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se provat nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se gjatë vizitave në vitin 2023 në Hagë u kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve në procesin për krime lufte.

Tags: Avokati i Hashim ThaçitGjykata SpecialeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Haxhiu takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar

Haxhiu takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Skenderaj për krime lufte, njëri lirohet pasi që ‘‘s’u vërtetuan dyshimet’’

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Skenderaj për krime lufte, njëri lirohet pasi që ‘‘s’u vërtetuan dyshimet’’

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën