TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

by TËVË 1
2 muaj ago
0
A A
Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

Në vazhdimin e fjalës përfundimtare, avokati Geoffrey Roberts ka kundërshtuar qasjen e Prokurorisë lidhur me konceptin e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” (NPK), duke thënë se në këtë proces janë përmendur shumë persona që nuk janë pjesë e aktakuzës.

Sipas tij, Prokuroria ka tentuar të krijojë lidhje mes këtyre emrave dhe të akuzuarve, me qëllim që të forcojë pretendimin për ekzistimin e një qëllimi të përbashkët kriminal.

Roberts përmendi edhe referencat që, sipas tij, janë bërë ndaj Adem Jasharit gjatë procesit.

Ai theksoi se në paraqitjet e Prokurorisë është folur për periudhën e fillimit të vitit 1998 në Prekaz, si dhe për takime të pretenduara në vitet 1992 dhe 1994 me disa prej të akuzuarve apo figura të tjera të UÇK-së. Po ashtu, u përmend edhe një takim i datës 4 mars 1998 me disa persona, ku sipas Prokurorisë janë diskutuar çështje që lidhen me armatimin dhe organizimin e UÇK-së.

Megjithatë, Roberts argumentoi se përfundimi që nxjerr Prokuroria – se këto lidhje janë relevante për të mbështetur tezën e NPK-së – është i pabazuar. Sipas tij, nëse këto referenca përdoren për të nënkuptuar përfshirjen e figurave të tjera të larta të UÇK-së në një ndërmarrje të tillë, atëherë Prokuroria duhet të jetë në gjendje ta dëshmojë qartë një pretendim të tillë.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të mbrojtjes, Prokuroria nuk ka arritur të japë përgjigje të qarta dhe të argumentuara lidhur me këto pretendime, duke e cilësuar këtë qasje si të pamjaftueshme për të mbështetur akuzat.

Roberts shtoi se nuk përmendet fare “masakra që i ka ndodhur kësaj familjeje”.

“Përmendet edhe në raste të tjera që është takuar me Veselin dhe Thaçin më 1992, apo që është prezantuar me Selimin nga Sulejman Selimi më 1994. Po ashtu, thuhet se më 4 mars 1998 është takuar me Selimin, Sabit Gecin, Rrahman Ramë e të tjerë” për të diskutuar për armët dhe UÇK-në.

Tags: adem jashariRexhep SelimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Ismaili: Investimet e huaja direkte në Kosovë mund të kalojnë rekordin prej 1 miliard eurosh të vitit 2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Dy tifozë anglezë të pasionuar me “Dardanët” nuk mungojnë as sot, flasin për Tëvë 1

Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për ëndrrën e madhe amerikane

Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për ëndrrën e madhe amerikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën