TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mbrojtja e Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij

nga tëvë1
3 muaj më parë
2
A A
Mbrojtja e Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra është shprehur e bindur se ish-zëdhënësi i UÇK-së do të dalë i pafajshëm nga procesi gjyqësor në Hagë.

Jakup Krasniqi po gjykohet për krime të pretenduara të luftës, bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Mbrojtja e Krasniqit, në një deklaratë për mediat të premten tha se rruga e gjatë e Krasniqit drejt drejtësisë ka qenë me shumë sfida.

“Rruga drejt drejtësisë për z. Jakup Krasniqi ka qenë e gjatë dhe e mbushur me sfida. Duhet të pranohet se kanë kaluar gati katër vjet e gjysmë që nga arrestimi i klientit tim, duke përfshirë një fazë paraprake dhe dy vite të plota që nga fillimi i gjykimit. Gjatë gjithë kësaj periudhe, mbrojtja ligjore ka mbetur e palëkundur në angazhimin e saj ndaj së vërtetës dhe drejtësisë”, tha ajo.

“Që nga fillimi i gjykimit, strategjia jonë ligjore është bazuar në fakte, ligj dhe integritet. Gjatë zhvillimit të çështjes së prokurorisë, ne kemi mbrojtur dhe vërtetuar vazhdimisht qëndrimet e paraqitura në deklaratën tonë hapëse. Këto qëndrime mbeten të patundura. Me afrimin e përfundimit zyrtar të çështjes së prokurorisë në ditët në vijim, ne do të vijojmë me hapat e ardhshëm proceduralë, siç përcaktohet në Rregullore. Jemi të përkushtuar që këto hapa të përmbushen pa vonesë, në mënyrë që aktgjykimi përfundimtar të jepet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo, shkruan KP.

Mbrojtja e Krasniqit tha se mbeten të palëkundur në “besimin tonë se drejtësia do të triumfojë—dhe se aktgjykimi përfundimtar do të konfirmojë pafajësinë e z. Krasniqi”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej vitit 2020.

Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës, akuza për të cilat secili prej tyre është deklaruar i pafajshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell dhe vranësira

A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvendit?- Flet deputetja e VV-së

A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvendit?- Flet deputetja e VV-së

Gashi: Presidentja Osmani ka informata të besueshme – presim sqarimin e saj në konferencë

Gashi: Presidentja Osmani ka informata të besueshme – presim sqarimin e saj në konferencë

Gucati pas vendimit për Shalën: Po dënojnë UÇK-në për t’ia plotësuar dëshirat Serbisë

“Info Nata”- 14.07.2025

“Info Nata”- 14.07.2025

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X