TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbretëria e Bashkuar synon sektorin energjetik të Rusisë në sanksionet e reja

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Mbretëria e Bashkuar synon sektorin energjetik të Rusisë në sanksionet e reja

Qeveria ka hezituar deri më tani për të bërë këtë mes paralajmërimeve që kjo mund të rrisë faturat e energjisë në kohën kur çmimet e naftës dhe gazit tashmë janë në nivele të larta.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës javën e kaluar, Britania ka vënë në shënjestër disa banka ruse me sanksione, si dhe kompani si kompania e mbrojtjes Rostec dhe linja ajrore Aeroflot.

“Ne kemi qenë shumë të koordinuar për sanksionet, kemi treguar unitet të madh. Kjo ka një efekt të madh në Rusi, por tani duhet të bëjmë më shumë,” tha Liz Truss, ministrja e jashtme e Britanisë, gjatë një vizite në Bruksel për një takim mes anëtarëve të NATO-s.

“Ne duhet të shikojmë veçanërisht sektorin e naftës dhe gazit, si ta zvogëlojmë varësinë tonë në të gjithë Evropën nga gazi rus, si ta ndërpresim financimin e makinës së luftës së Vladimir Putin?”, tha ajo.

Shtete të shumta kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse kundër kompanive, bankave dhe individëve rusë pas pushtimit të Ukrainës, megjithëse energjia është përjashtuar kryesisht për të parandaluar rritjen e çmimeve.

Në Britani, ndalimi i ankorimit të anijeve ruse në portet e saj, sanksionet mbi bankat dhe tregtinë dhe një masë për të parandaluar kompanitë ruse të mbledhin financa në Londër, kanë ndikuar në mënyrë indirekte firmat e energjisë.

Shtetet e Bashkuara dhe BE –ja kanë tashmë disa sanksione në fuqi për sektorët e energjisë dhe rafinimit të naftës të Rusisë, por Uashingtoni ka qenë i kujdesshëm në vendosjen e sanksioneve ndaj rrjedhjeve të naftës dhe gazit të Rusisë.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar në mbarë botën, pas Arabisë Saudite.

Disa nga kompanitë më të mëdha të energjisë në botë, si BP dhe Shell, kanë filluar gjithashtu të braktisin pozicionet miliarda dollarësh në Rusi që nga fillimi i luftës. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje dhe dhunë në familje

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Dy raste të vdekjeve të dyshimta po hetohen nga Policia

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

​Qeveria në kërkim të një partneriteti publiko privat për modernizmin e Trepçës

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me diell dhe vranësira

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën